Kush janë deputetët e pasur të partive të varfra në parlamentin e Shqipërisë

Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar janë edhe shumë të pasur, përkundrejt partive të tyre të varfëra.

 

Deputetët e zgjedhur rishtas janë pasanikë, biznesmenë të mëdhenj, pronarë asetesh, aksionesh, pasurish të patundshme, koleksione arti dhe shumë objekte të larmishme luksi.

Open Data Albania thotë se informacioni në këtë fushë është bërë shumë voluminoz.

“Është interesante të shohësh një grup kaq të madh përfaqësuesish të biznesit në parlament. Pyetja vjen qartë: Këta individë, që nuk i përkasin klasës politike dhe nuk kanë angazhime të mëparshme politike, pse janë bërë ligjvënës? Duan të jenë pjesë e një procesi të qeverisjes dhe të përfaqësimit, apo janë thjesht interesat e tyre ekonomike dhe interesat e grupit të tyre të biznesit, që i sjellin në pozicionin e ligjvënësit? Apo vijnë për të forcuar pushtetin, pozitën dhe influencën e tyre? – pyet autorja e studimit, Aranita Brahaj, drejtuese e organizatës OPEN DATA ALBANIA.

Deputetët e rinj janë kryesisht të pasur, tregtarë dhe pronarë tokash, me biznese të suksseshme e disa prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive të patundshme.

Nga ana tjetër, partitë politike me këta deputetë të pasur vetëdeklarojnë pak shpenzime dhe pak të ardhura në fushatën zgjedhore, e kështu dalin se janë shumë të varfëra por nuk deklarojnë financimet apo donatorët.

Pjesën dërrmuese të harxhimeve në fushatë, si transportet, shtabet dhe zyrat elektorale anembanë vendit në cdo lagje i deklarojnë në përgjithësi si dhurata nga qytetarët anonimë.

“Tre partitë krysore politike të gjithë shpenzimet që kanë bërë për shtabe dhe zyra elektorale të shpërndara në vend nuk i kanë shpenzime të faturuara dhe të paguara, por i kanë konsideruar dhurime në natyrë. Kjo e bën deri diku të dyshuar këtë proces deklarimi të auditimeve, ndërkohë që edhe emrat e personave që kanë bërë dhurimet pa marrë shpërblim, kanë dhënë hapësirat e tyre private në dispozicion të partive për zyra elektorale nuk publikohen dhe nuk ka informacion për faturat dhe shifra të tjera ekonomike” – thotë drejtuesja e Open Data, Brahaj.

Mungesa e transparencës financiare të sidomos tek 3 partitë e mëdha është një vështirësi e përditshme e korrespondentëve të politikës në Tiranë, që shohin si zhvillohen veprimtari publike gjigande pa u shfaqur asnjë faturë.

Autorët e studimit vërejnë se edhe ligji nuk është i qartë e i plotë sa i takon transparencës dhe kontrollit financiar të partive politike, ndaj duhet rregulluar gjatë reformës zgjedhore, që duhet të nisë sa më parë.

Një tjetër problem është marrëdhënia detyruese e partive me televizionet për të shfaqur reklama pa pagesë, por tani midis tyre u krijua një ortakëri e detyruar, ku ka fatura, por nuk ka shlyerje.

Sipas vëzhfuesve, të gjithë këto raste lënë dyshime për konflikte interesi, trafik influencash dhe përpjekje për t’u mbrojtur dhe zhvilluar bizneset prapa pushtetit politik në mënyrë të paligjshme./voa/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8008,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kush janë deputetët e pasur të partive të varfra në parlamentin e Shqipërisë
Kush janë deputetët e pasur të partive të varfra në parlamentin e Shqipërisë
Kush janë deputetët e pasur të partive të varfra në parlamentin e Shqipërisë
https://3.bp.blogspot.com/-EtiPSI2g1M4/WpvT0lHRaqI/AAAAAAAAT4A/qCxlyK-lNDkfmkYMbpGwpWpHdJV2K1YAACLcBGAs/s640/6f6ecf88-4548-42d4-bb76-a55456e1df5d-w1023-r1-s_1520112704-4119352.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-EtiPSI2g1M4/WpvT0lHRaqI/AAAAAAAAT4A/qCxlyK-lNDkfmkYMbpGwpWpHdJV2K1YAACLcBGAs/s72-c/6f6ecf88-4548-42d4-bb76-a55456e1df5d-w1023-r1-s_1520112704-4119352.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kush-jane-deputetet-e-pasur-te-partive.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kush-jane-deputetet-e-pasur-te-partive.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy