Lobizmi dhe rreziku rus për Shqipërinë!

Nga Alfred Peza - Në kapërcyell të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit të XX, Presidentët e SHBA e kishin bërë zakon që ta pinin kafenë e pasdites, tek lobby i një hoteli historik tashmë, që ndodhet në anën e Kopshtit të Trëndafilave pranë Shtëpisë së Bardhë. Ishte koha e shpërthimit të revolucionit industrial dhe pionierët e kapitalizmit Ford, Morgan, Rokfeler, etj e kishin mësuar këtë “ves” të Presidentëve të tyre dhe shfrytëzonin momentin për tu takuar me ta. Bashkë me pijet e rastit, shkëmbenin mendime dhe debatonin për rregullimet ligjore të një sistemi që po pushtonte ethshëm hapësira të panjohura më parë, duke ecur vit pas viti, nëpër shtigje të reja.

Këto takime në lobby-n e hotelit, u bënë pothuajse frekuente dhe procesi që lindi përgjatë tyre, hyri në fjalorin e gjuhës si: Lobim. Një proces ky që me kalimin e dekadave, mori trajtën e një profesioni dhe biznesi, për të qëndruar mes klasës politike dhe grupeve të tjera shoqërore, si ndërmjetësues të rregullimit mbi baza ligjore të një marrëdhënie që presupozon që të zgjidhë halle e probleme që lindin kohë pas kohe, duke shmangur korrupsionin e drejtëdrejtë dhe ndikimet e pakontrolluara mbi të zgjedhurit e popullit amerikan.

Një marrëdhënie të tillë nëpërmjet një procesi si ky, ka dashur të shfrytëzojë edhe Kryetari i PD Lulzim Basha përpara fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar, për të influencuar pranë Presidentit të sapozgjedhur Amerikan atë kohë Donald Trump. Veç të tjerash, e gjitha kjo me sa duket parashikonte daljen e Bashës edhe në një foto me të, duke dashur që ta shesë si një mbështetje ekskluzive në çadrën e protestës së asaj periudhe në Bulevard. E reklamuar si një sukses i madh atëherë, e gjitha duket se po shndërrohet tashmë në një boomerang për Bashën. Disa zhvillimeve të orëve të fundit, e kanë vendosur atë në syrin e ciklonit të medias dhe opinionit publik, për shkak të dyshimeve që kanë lindur mbi pastërtinë e financimit të këtij operacioni lobimi dhe ndikimit rus në të.

Kjo çështje ka nisur të hetohet nga Prokuroria shqiptare që në nëntorin e vitit të kaluar, atëherë kur “BIRN” publikoi një shkrim investigativ që ekspozoi dritëhijet e saj. Ai që duket se i hodhi përfundimisht benzinën zjarrit, ishte shkrimi i kësaj jave, i tre gazetarëve të revistës amerikane “Mother Jones”. Sipas tij, firma lobuese e Nick Muzin, ish ndihmësit të fushatës elektorale të Trump, “Muzin Capitol Partners” në korrik të 2017 plotësoi me informacione shtesë, formularët e saj të deklarimit të aktivitetit financiar në Departamentin e Drejtësisë. Aty është shkruar se nga PD e Shqipërisë ka marrë tri pagesa në shumën totale prej 675 mijë dollarësh, për lobim.

Pagesa e parë është realizuar më 24 mars të vitit të shkuar, në një shumë prej 150 mijë dollarësh, nga firma “Biniatta Trade L.P.” me bazë ne Skoci. Kompani pas kompanish “guacka”, gjurmët e kësaj firme të çojnë tek dy biznesmenë rusë të quajtur Evgeny Sheremetyev dhe Konstantin Feruler, të cilët zotërojnë 75% të aksioneve të saj. Njëri prej dy aksionerëve kryesorë, sipas mediave të Tiranës, figuron të ketë qenë një ish agjent i famëkeqes i KGB, ish shërbimi sekret komunist, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin.

Pagesa e dytë për firmën e Muzin në një shumë prej 25 mijë dollarësh është bërë më 27 mars të vitit të shkuar. Ndërsa pagesa e tretë, ajo më e madhja, një shumë prej 500 mijë USD, rezulton të jetë bërë në kulmin e protestave të opozitës përpara zgjedhjeve dhe në periudhën e fotos së “famshme” Basha- Trump, më 9 qershor. Nga këto tri pagesa, Basha ka pranuar publikisht se PD ka bërë vetëm atë më të voglën prej tyre, atë prej 25 mijë dollarësh. Fatura 150 mijë USD që figuron në SHBA e paguar nga kompania e pronarëve rusë, mohohet kategorikisht. Ndërsa për atë të 500 mijë dollarëve, z. Basha ka dhënë dy përgjigje kontradiktore në dy kohë të ndryshme, në thelb të së cilës qëndon justifikimi se mund të jetë paguar nga 100 shqiptaro- amerikanë. Por pa dhënë për këtë as emra dhe as adresa ose ndonjë referencë tjetër identifikuese.

Në KQZ, për vitin e kaluar, PD ka deklaruar se ka paguar 100 mijë dollarë për një tjetër firmë lobuese në SHBA, me emrin “Barnes & Thornburg”. Në këtë mënyrë kemi dy deklarime për financimin e procesit të lobimit në Uashington nga ana e PD së Shqipërisë: E para ndodhet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë në shumën e 675 mijë dollarëve në total dhe një tjetër në KQZ në Tiranë, për një shumë prej 100 mijë dollarësh.

E gjitha kjo situatë, duket se ka krijuar dy probleme të mëdha: Njëra është e natyrës juridike, ndërsa tjetra, politike. Çështja juridike po sqarohet për aq kohë sa Prokuroria po vijon hetimet dhe mori sëfundi në pyetje, z. Arben Ristani, sekretari i Përgjithshëm i PD, firma e të cilit figuron mbi kontratat e këtij lobimi. Ndërsa çështja politike, është ajo që implikon PD me financimin e pasqaruar rus. Basha e mohon këtë fakt, duke zbatuar parimin “se mbrojtja më e mirë është sulmi”, por kjo nuk është se e ka ndihmuar edhe aq shumë deri tani. Pyetja që shtrohet është: Përse duhet ti dhurojnë dy biznesmenë rusë, paratë e lobimit një partie politike dhe liderit të saj në Tiranë?! Çfarë do përfitonin apo do të merrnin ata në këmbim të tyre?!

Në kulmin e këtij debati dhe ngritjes së këtyre pikëpyetjeve, Gjeneral Skaparoti, Komandanti i trupave amerikane në Europë ka folur për atë që ai e cilësoi si rreziku rus në Ballkan. Duke ngritur dyshimet se një qendër emergjencash në Nish të Serbisë Jugore, mund të jetë duke u përdorur si një bazë e zbulimit rus për operacione destabilizimi në rajon. Kur këtë e thotë kryekomandanti i trupave amerikane të kontinentit, sigurisht që as Shqipëria nuk duket që të jetë e imunizuar nga ky rrezik. Ndoshta me këtë mund të shpjegohet edhe zhurma kaq e madhe e këtij debati me lobistë, me para ruse dhe parti e liderë shqiptarë, që është duke u zhvilluar këto ditë në Tiranë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lobizmi dhe rreziku rus për Shqipërinë!
Lobizmi dhe rreziku rus për Shqipërinë!
https://3.bp.blogspot.com/-laqIJ7nyAMA/WqOp4rdkpyI/AAAAAAAADjI/rhTC4LMyxpstE0QFlR2lzGXTzb1z1cpMwCLcBGAs/s640/Peza-9-770x470-1-590x360.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-laqIJ7nyAMA/WqOp4rdkpyI/AAAAAAAADjI/rhTC4LMyxpstE0QFlR2lzGXTzb1z1cpMwCLcBGAs/s72-c/Peza-9-770x470-1-590x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lobizmi-dhe-rreziku-rus-per-shqiperine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lobizmi-dhe-rreziku-rus-per-shqiperine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy