LSI firmosi në qeveri taksën e 'Rrugës së Kombit', thirrje për mosbindje kur del në opozitë

LSI thirrje shqiptarëve: Mos paguani taksën në 'Rrugën e Kombit'
Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, javën tjetër kalimi me pagesë/ Tarifat
Taksa për 'Rrugën e Kombit', Basha: E shfuqizojmë kur të vijmë në pushtet
Taksa në Durrës-Kukës, Berisha kundër: Rruga gjeneron 300 mln € në vit
Rruga e Kombit, si mbronin koncesionin 2 ministrat e LSI, Haxhinasto: 5 Euro? Sa 3-4 litra naftë
Surprizon deputeti i PS: S'më pëlqen tarifa, Basha e Berisha vodhën


Duket se kontradiktat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë fund. Dëshmia më e fundit e kësaj u regjistrua në orët e mesditës së të dielës kur Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kundërshtoi taksën e koncesionit për Rrugën e Kombit. Ai bëri thirrje që kushdo që do kalojë në këtë rrugë, të refuzojë të bëjë pagesën.

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria. Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista. Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh. Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj”.
Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Ka vetëm një problem të vogël. Sipas Lexo.al kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” është firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. E gjithë procedura nga marrja e ofertës së pakërkuar, ajo e garës deri në shpalljen e fituesit për këtë koncesion është bërë nga ky dikaster i drejtuar prej Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

(Kontrata për koncesionin e firmosur edhe nga ministri i LSI, Dervishaj)

Firmosja e kontratës është bërë pas një procedure negocimi të kontratës dhe kritereve të saj, përfshirë dhe tarifat e kalimit të mjeteve, bërë po nga ministria e drejtuar prej përfaqësuesit të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kontrata e firmosur nga Dervishaj më pas ka kaluar për miratim në qeveri ku sërish kanë qenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtonin disa ministri në kabinet./Shqiptarja.com /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8278,Camëri,113,Editorial,1798,Ekonomi,442,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1351,Iliridë,258,Kosovë,2444,Kulture,654,Luginë,49,Moti,2,Politik,1805,Reportazh,160,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,513,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: LSI firmosi në qeveri taksën e 'Rrugës së Kombit', thirrje për mosbindje kur del në opozitë
LSI firmosi në qeveri taksën e 'Rrugës së Kombit', thirrje për mosbindje kur del në opozitë
https://1.bp.blogspot.com/-r-Gw108NUMg/WrjeYhRJM7I/AAAAAAAAVjw/uObPbO9vaZIi2FjF790nmUua2UGENY0KwCLcBGAs/s640/1521997064_4rgf.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-r-Gw108NUMg/WrjeYhRJM7I/AAAAAAAAVjw/uObPbO9vaZIi2FjF790nmUua2UGENY0KwCLcBGAs/s72-c/1521997064_4rgf.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lsi-firmosi-ne-qeveri-taksen-e-rruges_26.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/lsi-firmosi-ne-qeveri-taksen-e-rruges_26.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy