Majko në shkollën shqipe në Londër: Marrëveshje me Kosovën për arsimin shqip në diasporë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Panedeli Majko u bë zyrtari i parë i lartë shqiptar që vizitoi shkollen plotësuese shqipe në Kilburn të Londrës.

 

Shkolla, e themeluar me iniciativë të organizatava shqiptare që veprojnë atje, ofron kurse të gjuhës shqipe gjatë së shtunës. Fëmijët, disa prej të cilëve të veshur me kostume tradicionale, i uruan mirëseardhjen ministrit me këngë e recitime. Ndërsa u përcolli falenderimet e tij mësuesëve dhe prindërve për punën e jashtëzakonshme, siç u shpreh, Majko e vuri theksin tek rëndësia e të folurit shqip ne familje. Sipas tij, nëna ka rolin kryesor në transmetimin e gjuhës tek fëmijet dhe shmangien e asimilimit të brezave të rinj.

Ministri informoi mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Ardhmëria” mbi planin e përbashkët të veprimit me qeverinë e Kosovës, sa i përket arsimit shqip në diasporë. Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, tha Ministri, do të ndihmojnë për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve jashtë vendit qasje më të lehtë ndaj librave dhe arsimit shqip.

Majko foli për hapat e ndërmarrë për realizimin e kurikulave dhe ngritjen e grupit të punës që do të hartojë librat e standardizuar të gjuhës. Ministri vlerësoi qasjen miqësore të Britanisë ndaj komunitetit shqiptar dhe u shpreh i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit sa i përket diasporës atje. Gjatë bashkëbisedimit, prindërit dhe mësuesit parashtruan shqetësimet dhe problematikat e tyre, duke shpresuat që vizita e Ministrit Majko të shërbejë si një pikënisje për bashkëpunime të mëtejshme me autoritetet shqiptare. Gjatë vizitës në shkollën shqipe Majko u shoqërua nga Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qiriako Qirko./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7903,Camëri,108,Editorial,1687,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1768,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Majko në shkollën shqipe në Londër: Marrëveshje me Kosovën për arsimin shqip në diasporë
Majko në shkollën shqipe në Londër: Marrëveshje me Kosovën për arsimin shqip në diasporë
Majko në shkollën shqipe në Londër: Marrëveshje me Kosovën për arsimin shqip në diasporë
https://4.bp.blogspot.com/-Dx4jMTybYB4/Wq0yZKpTcPI/AAAAAAAAU8k/5Wuc31SYMzETAu0fVGRw4lMZimVlXP9vACLcBGAs/s640/screenshot-23_1521292773-1844271.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Dx4jMTybYB4/Wq0yZKpTcPI/AAAAAAAAU8k/5Wuc31SYMzETAu0fVGRw4lMZimVlXP9vACLcBGAs/s72-c/screenshot-23_1521292773-1844271.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/majko-ne-shkollen-shqipe-ne-londer.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/majko-ne-shkollen-shqipe-ne-londer.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy