Marrëveshja përfundimtare dhe ”modeli i dy gjermanive” për zgjidhjen Kosovë-Serbi

Fundi i vitit 2018 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të paktën kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të BE-së vazhdimisht, duke sqaruar se marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve do të jetë e rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Shumë shpesh nga zyrtarë serbë, e një kohë edhe nga politikanë në Kosovë është pëmendur “modeli i dy gjermanive”, që të zgjidhen problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Që do të thotë se Serbia nuk do të detyrohej ta njihte pavarësinë e Kosovës, por që dy shtetet do të duhej të plotësonin detyrime të shumta që do të arrinin mes vete. Dhe Kosovës nuk do t’i bllokohej anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Duke folur për dialogun, Joseph Juratoviq, deputet shumëvjeçar i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman, tha se Gjermania mbështet rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit. Duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të angazhuara në vazhdimin e dialogut.

Juratoviq në një prononcim për gazetën serbe “Danas” foli edhe për “modelin e gjermanive” që u përmend disa herë.

“Gjermania mbështetë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Sa i përket modelit të ashtuquajtur të dy gjermanive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, unë nuk di shumë për këto diskutime”, tha Juratoviq, transmeton “Lajmi.net”.

Ndryshe nga deputeti gjerman, po mendon Vedran Dzihiq ekspert i çështjeve në Ballkan nga Institui Austriak për Politikë Ndërkombëtare. Ai po vlerëson se modeli i dy gjermanive është ende “mundësi tërheqëse”.

“Modeli është akoma tërheqës dhe arsyeja është e qartë, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të konsiderueshëm në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka pothuajse asnjë tregues se dyert e kompromisit janë të hapura. Në këtë situtatë të paqëndrueshme politike të brendshme në Kosovës, shihet se nuk janë të gatshëm për çfarëdo lloj kompromisi”, tha ai…

Modeli i dy gjermanive për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, është përmendur shumë shpesh edhe në Serbi.

Me cilin model ende nuk dihet, por strategjia e zgjerimit të BE-së theksoi qartë: Pa marrëveshje finale, s’ka anëtarësim në Bashkimin Evropian./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja përfundimtare dhe ”modeli i dy gjermanive” për zgjidhjen Kosovë-Serbi
Marrëveshja përfundimtare dhe ”modeli i dy gjermanive” për zgjidhjen Kosovë-Serbi
https://2.bp.blogspot.com/-vrUconwBN18/Wq8szr5vrpI/AAAAAAAAEfQ/eDD-spuqvj4Msr9VtfCAcLKO9B8CW6ZDwCLcBGAs/s640/kosove-serbi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-vrUconwBN18/Wq8szr5vrpI/AAAAAAAAEfQ/eDD-spuqvj4Msr9VtfCAcLKO9B8CW6ZDwCLcBGAs/s72-c/kosove-serbi.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-perfundimtare-dhe-modeli-i_19.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/marreveshja-perfundimtare-dhe-modeli-i_19.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy