Martin Camaj, poeti ëndërrimtar shqiptar nga Dukagjini

Poeti ëndërrimtar Martin Camaj u lind më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit. Në vitin 1948 u arratis nga Shqipëria për t’i shpëtuar komunizmit. Më vonë, duke u endur nga Beogradi në Romë, nga Roma në Mynih, do të kuptonte se ai mund të shkonte kudo, me përjashtim të vendit të vet, ku nuk po kthehet as i vdekur.

Ishte nxënës i jezuitëve, gjë që përcaktoi për gjithë jetën orientimin e tij kulturor e intelektual. U bë kështu vazhduesi më i denjë i veprës së autorëve të letërsisë shqipe në gegnisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi, ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denjë për të vazhduar trashëgiminë e tyre të ndritur.

Emri Martin Camaj na kujton veprën e tij gjeniale, që nis vëllimin poetik “Një fyell ndër male”, botuar më 1953 në Prishtinë e vijon me botimet në revistën “Shêjzat” (1957-1975), me vëllimet “Legjenda” (Romë, 1964), “Lirika mes dy moteve” dhe “Njeriu me vete e me të tjerë”, (Mynih 1967 e 1978), romanet “Djella” (1964) “Dranja”(1981) “Shkundullima”(1981) Rrathë (1981) dhe “Karpa”(1987) si dhe antologjinë “Këngë shqiptare” ( Düsseldorf 1974).

Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: “Meshari i Gjon Buzukut” (Romë, 1960); “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” ( Wiesbaden, 1969); “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” ( Firence 1971) e sidomos, “Gramatika shqipe” ( Wiesbaden 1984).

Martin Camaj vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Lenggries të Bavarisë. Fjalët e fundit të poetit ishin: “Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë…gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”. Studiuesi më i njohur i Camajt është Hans-Joachim Lanksch.

Po e kujtojmë sot, në përvjetorin e vdekjes, me poezinë “Elegji e Parë”:

Kur kam me qenë i këputun

nga mundi i vjetve të rrëpita sa ‘i shkamb,

mos të vijë keq ty, Taze, për mue

të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,

kingj i gatuem për flije.

Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë

për njerzit e vet, vdekë qysh kur.

Edhe një amanet, moj grue:

kur vdiq im atë, premë dy qe

me ngimun të unshmit e thneglat e lamit

me grimca buke.

Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë

të ngishëm,

prandej ndër drekët e mija qitni

vetëm kafe të idhta.

Martin Camaj/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Martin Camaj, poeti ëndërrimtar shqiptar nga Dukagjini
Martin Camaj, poeti ëndërrimtar shqiptar nga Dukagjini
https://1.bp.blogspot.com/-9cHDNRXURdU/WqsYLmgX51I/AAAAAAAAEII/z5Hf3fBvK3s8itlgIKZ1c8RDX2uhe_IIACLcBGAs/s640/Martin-Camaj-e1438336009951.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-9cHDNRXURdU/WqsYLmgX51I/AAAAAAAAEII/z5Hf3fBvK3s8itlgIKZ1c8RDX2uhe_IIACLcBGAs/s72-c/Martin-Camaj-e1438336009951.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/martin-camaj-poeti-enderrimtar-shqiptar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/martin-camaj-poeti-enderrimtar-shqiptar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy