Myslym Pasha-Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…

Koloneli në pension Myslym Pasha, ish-drejtor i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, i është drejtuar përmes një shkrimi ish-kryeministrit të vendit, Sali Berishës duke e akuzuar atë si fajtorin e vetëm për copëtimin e sipërfaqes detare shqiptare.

Shkrimi i plotë:

Nëntë vjet më parë kur dhatë intervistë në: “ Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një Det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter.

Unë ndodhem në transhenë time të hershme, një kolonel i ushtrisë shqiptare, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë! Aty më gjeti kumti, kur një gazetar, solli një tekst marrëveshjeje dhe të qepur nga pas, një listë koordinatash të vijës ndarëse të detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ishte data 27.04.2009.

Vija pushtuese kish ardhur deri në mesin e Otrantos. Ky ishte kushtrimi. Të nesërmen mediumet shqiptare botuan hartën e asaj vije.

Ti kishe bërë një pakt të fshehtë, pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa hartë shqiptare, pa versione hartografike të propozuara nga pala shqiptare, e kryer me aq nxitim, ashtu siç e ka trajtën e një Pakt i Fshehtë.

Kush është sharlatani!?

Vijon marrëzia jote! Sapo i gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë, dhe ti more kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillove të masësh e të shpjegosh humbjen. Unë sogjetoja nga transheja ime, hulumtoja se ç’batërdi kish bërë ekipi yt.

Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.

Kush është pra sharlatani!?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ty dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë.

Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tënd që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve Tignosso ( Peristeri), Erikussa, Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “ Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”

Atëherë kush është kryesharlatani?

Sali Berishë, sot e kësaj dite ti ulërin dhe shkrofëtin si nga tribuja se “ I vetmi ekspert është Myslim Pasha” duke mos e përmendur Gjykatën Kushtetuese e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studiuesëve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një vendim me cilësi profesionale shëmbullore.

Ndërkaq Kundëradmirali vijon të njëtin avaz dhe të njëjtën pyetje se “ Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Unë kam qenë i hapur, i drejpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë.

Dhe kush është sharlatani!?

Ti, mashtron dhe gënjen aq paturpësisht se Kompania ligjore “Dewey & LeBoeuf LLP” , paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qenë “proper agreement” çka është një gënjeshtër. Kurse ajo është shprehur që “Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!” Shkoni në arkiv dhe do ta gjeni!

Kush është pra, Kryesharlatani?

Tani që po përgatiten për të rinegociuar marrëzia jote i kapërcyen përfytyrimet. Ti akuzon se po shitet Deti…se po bëhen pazare…ti ulërin se do të shtrihesh në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!! dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë” dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta marramendëse. Qëllimi yt kryesor është që të mos fillojnë negociatat dhe të çohet çështja në Gjykatën e Hagës, apo Hamburgut.

Kush është sharlatani?

Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektualit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimit të paskrupullt të një vepre që cënon Integritetin e Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Myslym Pasha-Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…
Myslym Pasha-Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…
https://4.bp.blogspot.com/-JcTgoPNS3xk/WqE-8zoRjTI/AAAAAAAAUOc/lXIQTufZSNUJFuDOxMnycHDKE2am6vWFACLcBGAs/s640/auto_Capture1517734834-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-JcTgoPNS3xk/WqE-8zoRjTI/AAAAAAAAUOc/lXIQTufZSNUJFuDOxMnycHDKE2am6vWFACLcBGAs/s72-c/auto_Capture1517734834-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/myslym-pasha-berishes-kush-eshte.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/myslym-pasha-berishes-kush-eshte.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy