Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse, paralajmëron kryekomandanti i NATO’s

Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.

Scaparrotti i ka thënë Komitetit të Senatit sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë krijuar një përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë.

Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Evopë dhe është komandat i forcave të NATO-s, është pyetur nga ligjëvënësit në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura, nëse ka rajone në Evropë, që po përballen me kërcënimin rus.

“Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani”, ka thënë ai.

“Rusia është duke punuar në Ballkan dhe ne në një far mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë”.

“Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Scaparrotti po ashtu është pyetur se si është duke u përgjigjur SHBA-ja ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit.

“Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive”, u ka thënë ai senatorëve.

Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sisitemin zgjedhor në vitet e fundit, përcjell REL.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat.

I nominuari kryesor për të udhëhequr Komandën Kibernetike amerikane, gjenerali, Paul Nakasone, ka thënë para Komitetit të Senatit javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara duhet që patjetër të vendosin çmime për “kundërshtarët” online, në mënyrë që t’i ndalojë aktivitetet e tyre.

Komentet e tij janë përcjellë me deklarata edhe më të ashpra të personit të cilin do ta zëvëndësojë Nakasone, adimiralit Mike Rogers, i cili ka thënë se Kremlini beson se “duhet të paguajë shumë pak” për aktivitetin e saj kibernetik./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse, paralajmëron kryekomandanti i NATO’s
Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse, paralajmëron kryekomandanti i NATO’s
https://1.bp.blogspot.com/-OKlbmLk-ZsA/WqHP1MiUbiI/AAAAAAAADYg/m8pGj_yvc7sW00NxeBpMjU7HTGBrswBgQCLcBGAs/s640/image-1200x630-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-OKlbmLk-ZsA/WqHP1MiUbiI/AAAAAAAADYg/m8pGj_yvc7sW00NxeBpMjU7HTGBrswBgQCLcBGAs/s72-c/image-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-ballkan-po-rritet-nderhyrja-ruse.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-ballkan-po-rritet-nderhyrja-ruse.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy