Në kujtim të Hadrianit

Nga Marin Mema/ Ai quhet Hadrianopoli dhe nuk është ekzagjerim të thuhet se që kur e dëgjon në emër, të lind kureshtja për të ditur se çfarë përfaqëson. Dhe ajo që përfaqëson është po aq interesante sa tingëllon mënyra se si kanë zgjedhur ta quajnë.

Hadrianopoli është një vendbanim i lashtë i vendosur në luginën e Drinos jo larg qytetit të Gjirokastrës, madje shumë afër rrugës kryesore. Pasi Antigonea përfundoi e shkatërruar dhe e djegur nga ushtritë e konsullit romak Pal Emili në vitin 167 para Krishtit, mesa duket në atë moment u mendua se ngritja e Hadrianopolit do të ishte mënyra më e mirë për të bërë zëvendësimin. Emërtesën e mori nga perandori Hadrian, i cili ishte ideatori i planit urbanistik, që edhe në gjurmët e sotme dëshmon se ka qenë i realizuar me kujdes.

3500 deri në 4000 spektatorë ishte kapaciteti i një teatri që ka qenë i vendosur në njërin prej skajeve të vendbanimit, ndërsa vetë Hadrianpoli përfshinte një hapësirë rreth 16 hektarë në veri dhe lindje të teatrit deri në takimin me lumin Drino. Interesant është fakti se brenda qytetit ishte ndërtuar një ujësjellës, i cili garantonte furnizimin e tij me ujë, por sigurisht kishte edhe ndërtesa të tjera.

Siç qartësohet edhe në Hartën Arkeologjike të Shqipërisë, një vepër e publikuar nga profesorët Muzafer Korkuti, Neritan Ceka dhe Apollon Baçe nën kujdesin e arkeologut francez Pierre Cabanes, qyteti ka dhuruar edhe një sërë objektesh të periudhave të ndryshme të jetës së tij. Mes tyre bijen në sy qeramikat, fragmentet e kupave, monedhat , amforat e zbuluara në zonën e nekropolit e mjaft elementë të tjerë .

Për fat të keq, Hadrianopoli mbetet i panjohur nga masa e gjerë ndonëse është një pikë e vizituar nga turistët e huaj, kjo si pasojë e mungesën së studimeve të thelluara, që do të riprodhonin më të plotë historinë e tij. Ajo që dihet është se gërmimet e para arkeologjike janë zhvilluar diku në vitet 1979 – 1982, duke nxjerrë në dritë përveç të tjerave edhe gjurmët e nekropolit.Nëse do të ndaleshim në fatin e jetëgjatësisë së tij mund të themi se sipas arkeologëve, mungesa e qeramikës së shekullit të IV – VI , ndërtimet e varfra, pa vlera arkitektonike dhe shtresa e dobët kultorore tregojnë degradimin e qytetit deri në një vendbanim fare të vogël, aq sa nisi të venitej para shekullit VI, atëherë kur qendra po spostohej gjithnjë e më shumë drejt pikave të tjera më të sigurta.

Në përgjigje edhe të dyndjeve barbare, rindërtimi në këtë periudhë i fortifikimit të jashtëzakonshëm të Melanit, nënkupton arsyet e zhvendosjes së banorëve në këtë pikë më të sigurt.

E pra, ndonëse në pamje të ftohta e të ngurta, monumentet flasin. Flasin përmes vlerave të jashtëzokonshme historike dhe kulturore që mbajnë. Ndaj sadopak që ka mbetur në Hadrianopoli padyshim që ai vlen të vizitohet, për të prekur gjurmët e histories së lashtë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9312,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në kujtim të Hadrianit
Në kujtim të Hadrianit
https://3.bp.blogspot.com/-pghCVr0fZmU/WrB0noLdOsI/AAAAAAAAEmM/x3JoyOeZfAsRUSc7xSVwfsD08m5vFvhywCLcBGAs/s640/FileDownload-2-800x445.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-pghCVr0fZmU/WrB0noLdOsI/AAAAAAAAEmM/x3JoyOeZfAsRUSc7xSVwfsD08m5vFvhywCLcBGAs/s72-c/FileDownload-2-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-kujtim-te-hadrianit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ne-kujtim-te-hadrianit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy