Negociatat me Greqinë, Rama falënderon publikisht Metën: Ja pse ka bërë gjënë e duhur

Kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek negociatat me Greqinë për çështjen detare dhe dhënien e autorizimit nga kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk kurseu të falënderonte publikisht këtë të fundit.

Përballë moderatores Eni Vasili në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” Rama theksoi se vlerëson pozicionin që ka mbajtur deri më tani Meta lidhur me këtë çështje.

“Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që Presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e Presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që Presidenti të japë autorizimin. Nuk do të jetë i lehtë, dhe do arrihet atëherë kur do arrihet. Është negociatë. Procesi ku hymë si rezultat i këmbënguljes së presidentit për të ndërtuar kuadrin na ka ndihmuar.”, tha Rama.

Çfarë po ndodh në këto bisedime zoti Rama?

A mund të më tregoni se çfarë është një negociatë transparente. Për fat të keq ju i merrni një fjalë dhe ia shtrembëroni këtu. Se po t’iu thoshte ai do ishit në rregull. Negociatat nuk kanë nisur nga pikëpamja teknike. Negociatat kanë qenë politike dhe për to kemi folur qartësisht. Ndërsa për metra e kilometra, vija ndarje janë aspekte teknike.

Meçollari ka qenë në takime, pjesë e negociatave?

E morët një njeri e futët në ingranazhin e kazanit. E bëtë copë. E mori dhe e kafshoi dhe e bëri copë me dhëmbët e veta të baltës, shpifjes, mungesës totale të papërgjegjshmërisë së PD-së dhe ju e latë një nga njerëzit më të mirë pa mbrojtje. Ai është patriot nuk është spiun.

Po mirë kjo do vërtetohet?

Kush do e vërtetojë, gogoli?

Çështja çame, kemi ne vija të kuqe ndaj tyre?

Çështja çame mos prisni ndonjëherë që grekët të thonë ekziston. Sepse për ta është pretendim territorial. E kam sqaruar edhe për opinionin grek. Iu kam thënë mos prisni të mos flasim për çështjen çame sepse janë shqiptarë. Ajo që duam ne të bëjmë është që jo të mbytemi në një lugë ujë por të adresojmë problemet e kësaj bashkësie dhe pasardhësve të asaj bashkësie t’u japim të drejtat që i janë mohuar.

Vija e kuqe ku është, do çedoni tek emri?

Ne kemi qartësisht të drejtat që duhen vendosur në vend./News24/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Negociatat me Greqinë, Rama falënderon publikisht Metën: Ja pse ka bërë gjënë e duhur
Negociatat me Greqinë, Rama falënderon publikisht Metën: Ja pse ka bërë gjënë e duhur
Negociatat me Greqinë, Rama falënderon publikisht Metën: Ja pse ka bërë gjënë e duhur
https://1.bp.blogspot.com/-l80mvqpy100/WqfU5CTtd3I/AAAAAAAAUsg/rQx4YsM1RNcEDP6bbG98s4P4fAdZwaAIACLcBGAs/s640/meta-rama-ecje.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-l80mvqpy100/WqfU5CTtd3I/AAAAAAAAUsg/rQx4YsM1RNcEDP6bbG98s4P4fAdZwaAIACLcBGAs/s72-c/meta-rama-ecje.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/negociatat-me-greqine-rama-falenderon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/negociatat-me-greqine-rama-falenderon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy