Negovani, me gjakun tim fëmijët të shkruajnë shqip...

Një thënie që ka mbetur në histori. Siç ka mbetur dhe jeta e këtij martiri të gjuhës shqipe që i mbrysur me ndjenjën e atdhedashurisë guxoi të meshonte shqip dhe të mësonte fëmijët me gjuhën e bukur shqipe. Atdhedashuri që i kushtoi dhe jetën për të mbetur përjetësisht në heronjtë e kombit shqiptar.

Papa Kristo Negovani do të lindte në Negovan afër Follorinës, në Greqinë Veriore që në mesin e shekullit 19-të banohej nga shqiptarë të Pilikatit të krahinës së Kolonjës.

Shkollën do ta bënte në Athinë, ku e dërgoi i ati, Harallamb Çali që ishte tregtar.

Vdekja e papritur e të atit që u vra nga banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet dhe të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik. Për të mbajtur familjen u detyrua të emigrojë në Rumani, ku do të punojë si marangoz për 3 vjet. Në Rumani ku komuniteti shqiptar ishte shumë i fuqishëm dhe kishte shumë patriotë, ai do të mbryset me idetë kombëtare, do të lexojë librat e shkrimtarëve të bekuar shqiptarë të Rilindjes dhe do të bëhet një nga idhtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai do të mësojë shqip, ndaj kur kthehet në fshatin e lindjes do të shugurohet si prift dhe do të fillojë punën si mësues i gjuhës shqipe. Shtëpinë e tij Negovani do ta kthejë në shkollë dhe do t’u mësojë shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve.

Ishte një njeri trim. Guxoi që dhe meshën ta jepte në gjuhën amtare, një veprim që binte ndesh me hierarkinë ortodokse greke.

Ditën do ishte mësuesi i shqipes në shkollë, mbasditeve meshar i shqipes në kishë, natën do e kalonte duke shkruar shqip mesazhet e Naimit, poetit të tij të preferuar.

Do të shkruajë një sërë veprash të ndritura ku spikasin:

Istori e dhiatësë vietërë, Bukuresht 1899

Vjershë shkresëtoreja, Sofje 1899

Vjersha Prisheja e Hormovësë , Sofje 1903, një përmbledhje vjershash me 78 faqe

Bënjatë të shënjtorëvet dërgimëtarë, Sofje 1906 (Bëma të apostujve shenjtorë) ; – libri me 122 faqe dhe një tjetër me 16 faqe Istorishkronja e Plikatit, Selanik 1909, botuar pas vdekjes

Përshtatjet e fabulave të Ezopit dhe të La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymë patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fëmijëve. Ndonëse nuk dallohen për ndonjë vlerë të veçantë artistike, shkrimet e mëposhtme paraqesin interes gjuhësor e historik:

Vjershëshkresëtoreja (1899 – vargje);

I drunjti Kryq (1906 – vargje vepra në dy pjesë) – Sofje 1906 ;

Prishja e Hormovës (1904- vjershë lirike)

I vogëli Donat Argjendi (1908- novelë për fëmijë) – Sofje 1904 .

Papa Kristo në fillimet e tij do të lexonte shqip vetëm Ungjillin por më pas do të guxojë ta përdorë shqipen e tij të vyer gjatë gjithë meshës. Ai do të shpërndajë idetë e tij atdhetare duke dhënë në Kishë Kungatën e Krishtit dhe në shtëpi Kungatën e Kombit.

“Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët” – e kërcënoi Mitropoliti i Kosturit, Karavangjelisi duke dalë, një ditë të acartë shkurti, i tërbuar, nga Kisha, ku Papa Kristua meshonte shqip. Pas dy ditësh fshati u rrethua nga andartët grekë, që e kapën atdhetarin dhe e copëtuan me sopata.

Ai ishte një nga ata klerikë që do të vriteshin nga dora gjakatare e kishës greke dhe mbi të do binte mallkimi i shkronjave shqipe.

Dhe si gjithmonë këtë veprim të turpshën kisha ua mveshi shqiptarëve. Por patriotët shqiptarë nuk të falin gjakun e një patrioti. Hakun e Papa Kristos dhe vrasjes mizore të vëllait, do ta merrte patrioti Bajo Topulli, i cili në shtator 1906 do të vriste Fotin, peshkopin e Korçës.

Amaneti i madh i Negovanit do të ishte: “Shkronjat e bëjnë Kombin të quhet komb. Po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohen më fjala shqiptar e shqip!”/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Negovani, me gjakun tim fëmijët të shkruajnë shqip...
Negovani, me gjakun tim fëmijët të shkruajnë shqip...
https://4.bp.blogspot.com/-zKwaqngBVq8/WqAsr-urKyI/AAAAAAAAULc/d5TFCxwnikEgFqlW7eZk5vXCBWeESwTjwCLcBGAs/s640/papa_kristo_negovani-696x377-640x347.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-zKwaqngBVq8/WqAsr-urKyI/AAAAAAAAULc/d5TFCxwnikEgFqlW7eZk5vXCBWeESwTjwCLcBGAs/s72-c/papa_kristo_negovani-696x377-640x347.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/negovani-me-gjakun-tim-femijet-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/negovani-me-gjakun-tim-femijet-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy