Një shqiptar 6-vjeçar anëtar i Organizatës Botërore të Gjenive

, Një shqiptar 6-vjeçar anëtar i Organizatës Botërore të Gjenive

Dionis Senjo, është 6-vjeçar, është shqiptari i parë i pranuar në Organizatën Botërore të Gjenive.
Në testin e inteligjencës, rezultati ishte 99.9 përqind. Ndërkohë në shkollë ai merr trajtim ndryshe nga të tjerët.
Nga matësi i progresionit aritmetik ai merr leksione shtesë në matematikë.
Mësuesi i Matematikës, Faik Nelaj, ka treguar se rezultatet e tij ishin të shkëlqyeshme në testin e matematikës.
“Kalonte në nivelin e 99.9 përqind për shkollën nëntëvjeçare. Kemi kaluar programin e klasës së sytë e të tretë. Shumë shpejt me Dionisin kaluam njohuritë dhe konceptet kryesore. Kemi kaluar në klasën e tretë dhe të klasës së katërt. Dy muaj më parë kemi vazhduar me programin e klasës së pestë dhe ne mendojmë se deri në fundin e këtij viti shkollor, të kalojmë edhe programin e klasës së gjashtë”, ka thënë mësuesi Faik Nelaj.
Sipas tij, arsimi shqiptar nuk është i përgatitur për fëmijë si Dionisi.
“Këto lloj fëmijësh të talentuar duhet të kenë një përkushtim ndryshe nga Ministria e Arsimit”, ka thënë më tej mësuesi Nelaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button