Ofertat e reja turistike në objektet e kultit, kisha në Mesopotam dhe xhamia në Rusan

Faza e tretë e punimeve restauruese në kishën e “Shën Kollit” në Mesopotam do të fillojë gjatë muajit gusht, ndërsa punimet restauruese në xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan Delvinë po ecin sipas të gjitha parashikimeve ku së shpejti vizitorët vendas e të huaj do të mund të shijojnë vlerat e veçanta kulturore që ajo ka transmetuar përmes shekujve deri në ditët e sotme.

Këto dy objekte kulti me status monument kulture, u inspektuan nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fundjavës gjatë një vizite pune në qarkun e Vlorës, nga ku tha se “trashëgimia kulturore, ka një potencial të jashtëzakonshëm, për t’u bërë motor zhvillimi turistik dhe për të prodhuar ekonomi duke ruajtur në të njëjtën kohë pasuritë kulturore”.

Kumbaro theksoi se këto objekte kulti që po restaurohen janë ofertat e reja turistike të programit, “Rrugët e Besimit” nga jugu në veri.

“Xhamia e “Gjin Aleksit” është vetëm një nga ofertat e reja turistike në programin “Rrugët e besimit”, ku nga Veriu në Jug, po ofrojmë vendet e kultit më tipike dhe përfaqësuese, jo vetëm të kulturës dhe artit, por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar”, u shpreh ministrja Kumbaro pasi pa nga afër punimet në këtë objekt tejet të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore, që mendohet se është ndërtuar në vitet 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Ndërsa në Finiq, Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve restauruese e konsoliduese në kishën e “Shën Kollit” në Mespotam, një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të rralla. Muret e jashtme të saj janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj, ndërsa dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm.

Gjatë inspektimeve, ministrja Kumbaro shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ofertat e reja turistike në objektet e kultit, kisha në Mesopotam dhe xhamia në Rusan
Ofertat e reja turistike në objektet e kultit, kisha në Mesopotam dhe xhamia në Rusan
https://1.bp.blogspot.com/-6u_RcCV87PY/Wqh6f0K-sSI/AAAAAAAAD4s/wOkZMvocyrEM1RXJXgaNkm4Ubp9TawfzgCLcBGAs/s640/DSC_9530-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-6u_RcCV87PY/Wqh6f0K-sSI/AAAAAAAAD4s/wOkZMvocyrEM1RXJXgaNkm4Ubp9TawfzgCLcBGAs/s72-c/DSC_9530-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ofertat-e-reja-turistike-ne-objektet-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ofertat-e-reja-turistike-ne-objektet-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy