OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055

Popullsia e Shqipërisë do të plaket me ritme të shpejta në tre dekadat në vijim.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në statistikat e përditësuara të 2017-s për popullsinë globale, parashikon që mosha e mesatare e shqiptarëve ( që njihet edhe si mosha mediane) do të arrijë në vitin 2055 në 50.6 vjeç nga 36.2 vjeç që ishte në vitin 2015.

Në vitin 1950, mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë ishte 21 vjeç.

Kjo për shkak të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që u shoqërua me një boom lindjesh në të gjithë Europën, përfshirë këtu dhe vendin tonë.

Mosha mediane parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme. Sipas skenarit të mesëm të rritjes së OKB-së, do të arrijë në 41,5 vjeç në vitin 2030. Shqipëria do të ketë arritur moshën aktuale mediane të Europës pikërisht në vitin 2030.

Popullsia e Shqipërisë jo vetëm që do të plaket, por strukturat e moshimit parashikohen të ndryshojnë në të ardhmen. Sipas të dhënave kombëtare deri në vitin 2011, plakja nxitej nga tkurrja e brezave të lindur d.m.th plakje në bazë të piramidës.

Sipas INSTAT, raporti i varësisë të të rinjve pësoi rënie nga 53 fëmijë për 100 të rritur në moshë pune në vitin 1989 në 32 fëmijë në vitin 2011. Raporti u përkeqësua më tej pas censusit të 2011-s. Varësia e të moshuarve ka qenë e kufizuar, megjithëse ajo është dyfishuar nga 8 në 18 individë për 100 të rritur në moshë pune së fundmi.

Varësia e të rinjve parashikohet të bjerë me një ritëm të ngjashëm krahasuar me rritjen e varësisë të të moshuarve deri në vitin 2021 (një rënie deri në 25 të rinj dhe një rritje deri në 23 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune respektivisht, sipas skenarit të rritjes mesatare).

Skenari i rritjes së mesme nënkupton 30 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune në vitin 2031.

Sipas projeksioneve vendase për popullsinë që shtrihen deri me 2031, plakja e gjeneratave të njëpasnjëshme dhe ngjarjet demografike që ato provojnë me kalimin e kohës do ta ndryshojnë strukturën e moshës së popullsisë shqiptare.

Piramida e gjinisë dhe moshës do të zgjerohet në majë ndërsa brezat e foshnjave të lindura gjatë gjeneratës “baby-boom”, pas vitit 1960 kalojnë në moshën e pensionit. Krahas kësaj, plakja e gjeneratave të lindura në vitet 1990 (me moshë ndërmjet 10 dhe 20 vjeç në vitin 2011) do të rrisë numrin e të rriturve në moshat kryesore të lindjes së fëmijëve në vitin 2021.

Megjithatë, dhjetë vjet më vonë këto gjenerata do të zëvendësohen nga gjeneratat e lindura më pas, që janë shumë më të pakta në numër, duke çuar drejt një numri të reduktuar të të rriturve në moshë për të lindur.



KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7905,Camëri,108,Editorial,1689,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2355,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1769,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055
OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055
OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055
https://2.bp.blogspot.com/-eQj0yvvEUeM/WrMmh4WFLnI/AAAAAAAAEy0/jzCfLDbfD54Q9SK_ksiwhEGezU4Ed2kIQCLcBGAs/s640/i-moshuar-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-eQj0yvvEUeM/WrMmh4WFLnI/AAAAAAAAEy0/jzCfLDbfD54Q9SK_ksiwhEGezU4Ed2kIQCLcBGAs/s72-c/i-moshuar-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/okb-mosha-mesatare-e-shqiptareve-do-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/okb-mosha-mesatare-e-shqiptareve-do-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy