Origjina shqiptare e Ataturkut

Kur një njeri hyn në histori, ashtu si hyri Mustafa Qemal Ataturku, patjetër që të gjithë do të merren me biografinë e tij. Që Mustafa Qemal Ataturku ishte shqiptar këtë nuk e mohojnë dot faktet historike. Por dhe për këtë figurë ka pasur pretendime të ndryshme për t’a përvetësuar. Turqit nuk e pranojnë dot që një njeri si ai, njeriu që reformoi Turqinë, të kishte origjinë shqiptare. Por fakt ishte që Ataturku dinte shqip dhe pati një interes të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë e tregojnë faktet historike. Kanë hyrë në histori marrëdhëniet e tij me mbretin Zog dhe veçanërisht fakti që ai e mendonte si një regres të Shqipërisë kthimin në monarki.

Ataturku do të lindte në Selanik në 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë limanit, e cila sot është kthyer në muzeum. Babai i tij, Rizai, ishte nëpunës që më vonë u mor me tregti ndërsa e ëma ishte shtëpiake.

Ja çfarë thonë bibliografët për origjinën e tij.

Shkrimtari i famshëm anglez, kapiteni Mr. Harold Amstrong do të shkruajë:

“Ali Rizai dhe Zybejdeja bënin një jetë modeste, por fisnike. Ali Rizai nuk kishte mendime ideale. Qëkurse ish i vogël, duke kaluar malet e Shqipërisë, pati ardhur në Selanik dhe atje gjeti një punë në zyrën e taksave osmane. Zybejdeja nuk kishte pas shkollë, por shtëpinë e rregullonte mirë. Qe një vajzë e një katundari të ardhur nga Shqipëria e Jugut, nënën e kishte nga Maqedonia. Në kohën e Sulltan Abdylhamitit, vendi ishte mbushur me kryengritje, sidomos Ballkani dhe Manastiri rreth e rrotull qe bërë “Depo Baruti”, që priste çastin e shpërthimit. Burrit energjik, Mustafa Qemalit, këto ngjarje i dukeshin në favor të dëshirës së tij. Si çdo shqiptar e maqedonas, instiktet e tij lëviznin kundër çdo fuqie tiranike. Ai me gjithë shpirt ishte revolucionar dhe përparimtar”.

Shkrimtari arab Azis Hnaki, ish ambasador në Ankara do të shkruajë: “Zybejdeja që vjen nga një baba shqiptar dhe mëmë maqedonase, prej të cilëve ka marrë vullnet, liri, egoizëm dhe ashpërsi, deshi t’i jepte djalit të saj edukatë fetare… Por Mustafa Qemalit i ziente në damarë gjaku i Lekës së Madh dhe i Mehmet Ali Pashë Kavallës”.

Profesori turk Enver Behnam Shapolyo shkruan: “Për gjyshërit e Ataturkut kisha pyetur një shok shkolle të Ataturkut, që ka qenë deputet, i quajtur Haxhi Mehmeti. Ai më tha: -Gjyshërit e Ataturkut janë nga komuna e Dibrës, Koxhshëk”…

Të dhëna mbi origjinën e Ataturkut ka dhënë dhe shkrimtari dhe historiani Murat Sertologu, me pseudonimin “Eski bir Pehivan” (një ish-pelivan), në gazetën Terxhuman, të datës 1 prill 1970, ka shkruar si vijon: …”Dikur, për të mësuar biografinë e Ataturkut dhe sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumutime… Së pari, shënoj se Ali Riza efendiu ka qenë mjek i Ataturkut… Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai. Ai quhej Beqir Aga, shqiptar…Punonte rojtar në doganë. Ishte i ashpër, por njeri i ndershëm. Zybejde hanëmi ishte bashkëshortja e tij. Beqir Agai kishte vrarë një kaçak, kontrabadist të doganës dhe kishte rënë në burg, ku dhe kishte vdekur…

Zybejdeja hanëmi nga bashkëshorti i parë ka patur dy djem, Syreja dhe Mustafa dhe një vajzë Makbulen.

Zonja Zybejde pasi mbeti e ve, u vendos në çifligun e Muhsin Beut, afër aeroportit të sotëm në Selanik. Zybejdeja, pasi u martua me Ali Riza efendiun, të tre fëmijët jetim i regjistroi mbi burrin e dytë… … “Unë këto shënime i bëj për t’i shërbyer historisë…” -përfundon profesori turk Murat Sertoglu…

Këto shënime ai i shkroi në gazetat turke dhe patën shumë jehonë. Turqit nuk e besonin dot që babai i Turqisë të kishte një origjinë ndryshe nga ajo turke. Por kontributi i shqiptarëve në historinë turke është i pashmangshëm dhe i jashtëzakonshëm. Edhe pse nuk bënë shumë për Shqipërinë tonë, ata mbetën në histori si njerëz me vlera dhe kontribute të jashtëzakonshme, duke shënuar një faqe të lavdishme në historinë botërore. Dhe kjo përbën një krenari më vete./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Origjina shqiptare e Ataturkut
Origjina shqiptare e Ataturkut
Origjina shqiptare e Ataturkut
https://1.bp.blogspot.com/-LH4oOUjSYnE/WqLbOGCwMwI/AAAAAAAAUaA/tuoptnJyZY8z5VsNsXSiAke_27OqU6hggCLcBGAs/s640/IMG_0055-1200x630-640x336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-LH4oOUjSYnE/WqLbOGCwMwI/AAAAAAAAUaA/tuoptnJyZY8z5VsNsXSiAke_27OqU6hggCLcBGAs/s72-c/IMG_0055-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/origjina-shqiptare-e-ataturkut.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/origjina-shqiptare-e-ataturkut.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy