Papa Piu: Shqiptarët, kaq të ndryshëm nga grekët dhe sllavët

Njohuritë e tij për Arbërinë janë mahnitëse: përtej një përshkrimi të thjeshtë, ato paraqesin një familjarizim me botën arbërore, gjuhën e tyre dhe individualitetin etnik që i shquante nga popujt përreth

Arbëria e vogël, por me ngjarjet e gjëmishme kishte tërhequr interesimin e mileut evropian të shekullit të pesëmbëdhjetë. Një prej tyre ishte edhe vetë Papa Piu II (1405-1464), një mendje humaniste si pak të tjerë në kohën e tij. Ai kishte njohuri jo të vogla edhe për brigjet kundruall Italisë, atje ku po luhej drama që përcaktonte fatet e Evropës.

Njohuritë e tij për Arbërinë janë mahnitëse: përtej një përshkrimi të thjeshtë, ato paraqesin një familjarizim me botën arbërore, gjuhën e tyre dhe individualitetin etnik që i shquante nga popujt përreth.

Enea Silvio Piccolomini, i njohur ndryshe si Papa Piu II, ka lënë pas vetes një vepër të vëllimshme të përbërë prej 13 librash. Në mesin e tyre, ai ravijëzoi ndër të parat trajtesa për Evropën dhe Azinë.


Ai mbahet mend për thirrjet e tij për një kryqëzatë të përgjithshme kundër pushtuesve osmanë. Në nëntor të vitit 1463, Papa Piu II shestoi organizimin e një mësymje të përgjithshme antiosmane, duke llogaritur kryesisht në fuqitë e Skëndërbeut, prej të cilit priste se do t’i mblidhte 20 mijë burra në armë. Prej Durrësit, forcat kryqtare do të marshonin tutje nën udhëheqjen e Skëndërbeut.

Nga libri i tij që ka njohur dhjetëra ribotime e përkthime, portali Konica.al ka shkëputur për lexuesit e tij pjesën ku flitet për shqiptarët:

“Ajo çka tani quhet Shqipëri dikur ishte pjesë e Maqedonisë që shtrihej në perëndim. Siç kam shënuar, ishte vendi i Dyrrahiumit dhe Apolonisë – qytete me nam në lashtësi. Gjuha e këtij kombi është e pakuptueshme si për grekët ashtu edhe për ilirët (me këtë term anakronik në mesjetë quheshin sllavët – shën i red.). Besoj se raca e këtij populli dikur erdhi nga Shqipëria që fqinjëron me Kolhinë në Skithinë aziatike, meqë shkulme të fiseve barbare shpesh vërshonin provincat e Greqisë dhe Italisë. Në këtë tokë, Musa (Moisi Golemi – shën i red.) mbajti pushtetin. Edhe pse i lindur nga prindër të krishterë, ai nuk arriti t’i qëndronte besnik fesë katolike dhe rrëshqiti drejt çmendurisë së Muhamedit. Por ai i hodhi mënjanë ritet e Muhametit njësoj siç kishte braktisur Krishtin, për shkak se ai iu rikthye ligjit të stërgjyshërve të tij, edhe pse i përbuzte dy fetë dhe nuk i qëndroi besnik asnjërës, pëlqeu të vdiste si një i krishterë më shumë sesa një turk. Ai vdiq i sëmurë menjëherë pas rënies së Konstandinopojës. Gjergj Skënderbeu, një burrë me prejardhje të fisme, mori trashëgiminë e tij. Ai kaloi thuajse krejt jetën në armë, duke luftuar për emrin e Krishtit, mposhti dhe i dha dërmen shumë skuadroneve të mëdha turke. Ai disi e mbajti fenë besnike ndaj Bibles së krishterë, edhe pse sot thuhet se ajo është braktisur me të madhe për shkak të shumë sulmeve armiqësore. Mbreti Alfons dërgoi shpesh ushtarë në Shqipëri dhe pas marrjes së kontrollit të qytetit të Krujës, e mbrojti atë kundër turqve. Kur nipi i Skënderbeut kaloi në anën e turqve dhe sajoi një komplot kundër ungjit të tij, ai u kap prej tij, u kalua tek Alfonsi dhe u rras në burg. Papa Kaliksti, njësoj, dërgoi tek Skëndërbeu mjaft ndihma monetare. Vlora është një qytet shqiptar jo i madh, që shtrihet në një liman ku kalimi në Itali është i shkurtër. Bajaziti ishte i pari nga turqit që e zaptoi atë dhe kur shpërtheu rebelimi, u rimor nga Murati. Nuk e di cili rrezik kanos Italinë”. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Papa Piu: Shqiptarët, kaq të ndryshëm nga grekët dhe sllavët
Papa Piu: Shqiptarët, kaq të ndryshëm nga grekët dhe sllavët
https://4.bp.blogspot.com/-My2V0FSermA/Wra6cMiQ9LI/AAAAAAAAVdg/Ov920t7d2tMx3pxnhzEVgTiHaSnC4e2KQCLcBGAs/s640/pio-ii-770x300.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-My2V0FSermA/Wra6cMiQ9LI/AAAAAAAAVdg/Ov920t7d2tMx3pxnhzEVgTiHaSnC4e2KQCLcBGAs/s72-c/pio-ii-770x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/papa-piu-shqiptaret-kaq-te-ndryshem-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/papa-piu-shqiptaret-kaq-te-ndryshem-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy