Parfumi shqiptar me emrin “Ilir” në mesin e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë

“Deri tani dimë se është i 7-i. Por renditja përfundimtare bëhet nga Forbes në verë të vitit 2018 dhe nëse parfumi është ndër 5 më të shtrenjtit, atëherë automatikisht kandidon në “Oscar Fragrance Award 2018””, ka thënë Jola Hasimi për KultPlus.

Sapo është lansuar parfumi me emrin shqiptar “Ilir”, dhe ky parfum tashmë është në listën e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë, shkruan KultPlus.

Cmimi i këtij parfumi është në vlerë prej 2 mijë eurove. Jola Hasimi, krijuesja e këtij parfumi bashkë me Nertil Bojaj ka treguar për KultPlus për përkushtimin e tyre, deri në lansimin e kësaj arome të mrekullueshme.

I lansuar nën brendin “JH”, Jola Hasimi ka shpjeguar se cdo gjë që mban llogon e markës së tyre, nuk është thjesht një produkt. “Secili ka historinë e vet që prej subjektit e deri tek diskutimi i idesë, zgjedhja e realizuesve, provat, e krejt në fund realizimi.

Sipas saj,si të gjithe markat, edhe “JH”, është dy vite përpara në kohë me produktet. “Sapo kishim lansuar parfumin “Shqipëria ime” dhe po mendonim për projektet e ardhshme, mundësitë, udhëtimet e punës…, ishte një moment thelbësor ku perpara famës së parfumit u gjetëm në vështiresi si cdo kush, por Nertili është një mashkull me dinjitet dhe karakter të adhurueshëm, nuk ka më të tillë,hahahah, e në bisedë e sipër më tha “ cdo gjë që mund sadopak të cënojë lirinë tonë, në cdo kuptim të saj e ka cmimin shumë të lartë dhe sduhet paguar “ kjo ishte shprehja që më shërbeu si subjekt, dhe që patjeter përputhej me emrin që do të mbante parfumi “Ilir”.



Parfumi me emrin “Ilir”, është esencë e pastër vajore dhe karkaterizohet nga Ambra blu , Arabic oud ndër elementet e tij. “Aroma është unike, është një refleks olfativ lirie…”, ka thënë Jola,e cila më pas ka thënë se për parfumet vajore, kërkohen shishe enkas, nuk mund të përdoret xham i thjeshtë.

“Free the scent vjen në një shishe tërësisht të punuar me dorë, ku për realizimin e vetëm njërës prej tyre duhen 6 ditë! Shishja fillon me procesin e fryrjes se kristalit me frymë për ti dhënë forme sfere,krijohet disenjoja e dëshiruar me prerje diamanti,dhe në fund kalon në rafinim ,gdhendet logoja e markes në fund të saj,dhe incizohet emri në krye”, ka thënë Jola, e cila ka thënë se certifikimi i parfumit vjen i gdhendur në kuti.

“Të gjitha këto bëjnë që ky parfum të kushtojë 2 mijë euro. Cmimi vendoset nga studimi i produktit përfundimtar. Për parfumin janë punuar 2092 prova,ku prova 2090 eshte zgjedhur si provë përfundimtare për parfumin “ilir”.



“Ne kishim shumë evente luksi private në UAE dhe menjëherë samiti i “fragrance foundation “ e dërgoi parfumin në Londer për të parë renditjen e tij! Parfumi ështe zyrtarisht pjese e 10 parfumeve më të shtrenjtë në botë! Deri tani dimë se është i 7-i. Por renditja përfundimtare bëhet nga Forbes në verë të vitit 2018 dhe nëse parfumi është ndër 5 më të shtrenjtit, atëherë automatikisht kandidon në “Oscar Fragrance Aëard 2018””, ka thënë Jola.

Ajo për fund ka thënë se jo më kot marka “JH”, është vlerësuar si e para në Made in Italy, që vepron në gjithë botën.

“Natyrisht janë produkte që smund t’ia lejojë vetës kushdo, pikërisht synimi jonë, prandaj dhe mënyrat e prezantimit që zgjedh janë gjithmonë vende luksi dhe shoë-room private të elitës”, ka përfunduar Jola, e cila bashkë me parfumin “Ilir”, ka nxjerrë edhe produkte të tjera shumë të shtrenjta, të cilat tashmë janë prezantuar në Dubai./KultPlus.com /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Parfumi shqiptar me emrin “Ilir” në mesin e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë
Parfumi shqiptar me emrin “Ilir” në mesin e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë
Parfumi shqiptar me emrin “Ilir” në mesin e dhjetë parfumeve më të shtrenjta në botë
https://1.bp.blogspot.com/-wt18-yMkoro/Wqgiw4PBdhI/AAAAAAAAUwE/GUJWZSg_uBULL4NkePd0pWTJR-9zvkhdwCLcBGAs/s640/ilir-728x430.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-wt18-yMkoro/Wqgiw4PBdhI/AAAAAAAAUwE/GUJWZSg_uBULL4NkePd0pWTJR-9zvkhdwCLcBGAs/s72-c/ilir-728x430.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/parfumi-shqiptar-me-emrin-ilir-ne-mesin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/parfumi-shqiptar-me-emrin-ilir-ne-mesin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy