Pije detin, Lulzim!

Tani që Lulzim Basha hipi në majë të piramidës partiake teorikisht duhet uruar. Partia Demokratike tani për tani është ende një aset i madh kombëtar. Veçse.. Në reshperim të veprave që bëhen, të synimeve politike partiake të projektuara, a duhet vallë që t’i thërrasë Lulzimi vetëdijës? Për të bërë një vetëskaner (edhe pse të vështirë! ) të përvojave dhe veprave që i ka lënë deri më tani vendit dhe politikës?

Unë nuk do të dëshiroja kurrë t’u ndërprisja kënaqësinë e celebrimit Lulzimit dhe miqve të tij, drejt atyre majave të lavdisë, por… Por tani kur ai gjendet në atë post, sipas projektit të Berishës, po edhe të vetvetes gjithashtu, a duhet vallë të ndjejë nëse ka gjë tjetër Brenda tij veç boshllëkut? Mund të jetë e mjerë ajo ekzistencë që teksa kërkon të reflektojë gjerësisht vlera. brenda mbart antivlera. E tillë sjellje fatkeqësisht nuk duhet të përkonte me gjeneratën e re që po synon ta menaxhojë shtetin shqiptar të së nesërmes.

Ndaj na mbetet si shpresë e fundit brejtja e vetëdijes. Ajo sjell ditë të vështira nëse nuk ndodh atëherë kur duhet. Nëse e ke atë, apo nëse nuk e ke, kjo duhet të jetë e qartë: dhe atëherë mund të themi se hipja në majë të piramidës mund të komentohet me një thënie dibrane: “Shkofsh e shkofsh, e në majë mos hipsh!”. Është një urti e madhe popullore dhe një dilemë filozofike që do ta ketë çdo udhëheqës për përgjegjësitë që ai mban ndaj bashkësisë që tenton të drejtojë.

Berisha dhe Lulzimi bartin dhe do ta bartin në historinë e këtij kombi një Marrëveshje Detare me Greqinë. Ishin arredues të kurorës që i vunë mbi krye, Paktit të Shitjes së Detit Kombëtar, në një festë të turpshme, që historia do ta shkruajë sot apo nesër. Ky ishte dueti i pare: Kryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i një Shqipërie që s’e kish mbledhur ende vetveten e saj të shprishur në Ballkan. Ky duet dhe “shou” para një mjedisi diplomatik, gjeostraegjik dhe politik të shformuar kësillojshëm, habiti edhe vetë fqinjën tonë Greqinë. Ndërsa ata të dy, në lavdinë e rreme, vijuan të mbanin kokën lart, në kreninë e tyre të çuditshme e të pavend, ardhur kushedi prej ç’shtysash të dyshimta.

Berisha vetë, bëri edhe një sakrificë tjetër, në ruajtjen e Lulzimit, në mos ballafaqimin e tij, me mediumet dhe opinionin shqiptar: Ai mori përsipër oponencën (ashtu siç mori në po të njëtën mënyrë oponencën për 21 janarin kur Lulzim Basha ishte Ministër i Rendit Publik) duke marrë në duar edhe kompasin, (si dhe rregulloret e Gardës). Fotografia e parë yllndiçuese që kaloi rrotull globit ishte ajo e Lulzimit me Bakojanis me buzëqeshje frymëzuese, çka afroi me fishekzjarre, të dytën: dy kryeminsitrat Berishë- Karamanlis.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes, fjalët shoqëronin firmat, po në fakt, shumica e tyre, lundronin shumë larg prej këtej, përdoreshin terma detare, dhe emra brigjesh, që Basha nuk i kish parë e dëgjuar kurrë dhe që me sa duket as që i duheshin.

Në kërthizë të lajmeve duhet të ketë pasur një “thagmë” të ardhur s’dihet se nga ku, prej Ministrisë së Jashtëme, që Basha drejtonte. Lajmi fluturonte si një shpend i marrë pa orientim të qartë, herë me shpejtësi, duke lëshuar sinjale alarmi se diçka nuk shkonte në atë anije hidrografike kërkuese dhe ndarëse. Kurse Basha buzëqeshte asaj dite të shitjes së madhe. Fjalët fluturonin me valët elektromagnetike, në krahë. Valë të dukshme dhe të padukshme. Nga fundi i detit Ilirik, sinjalet vinin tek zemra e Kombit. Mallkimi vinte prej vetvetes, sigurisht. “Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis – shkruante kronika e kohës.

Mbi ujanë, u mblodh gjithë ai gatim diabolik i koordinatave. Lajmi ishte përmbytës. Nuk ia kishte pritur mendja kurkujt. Dhe dy personazhet e historisë së tradhëtisë moderne të shqiptarëve ishin Berisha dhe Basha. Të dy udhëheqësit dhuruan detin me nje mirëdashje të veçantë dhe plot fisnikëri të habitshme miqësore dhe fqinjore. Shënd e verë ishte Karamanlisi pak më tej. Përfaqësuesit e medias nuk duhet të bëjnë asnjë pyetje. Këtë realitet e sjell historia e pesonazheve politikë më të dyshimtë të Shqipërisë: Berisha që dha dorëheqjen dhe Basha që mori dorën e regjisorit në krye të Partisë Demokratike, një parti deri më sot, sunduar, jo e drejtuar.

Shumë gjëra mund të ndodhin. Por Lulzim Bashës nuk do t’i ndahet asnjëherë ajo pyetja e fillimit të këtij shkrimi: “A e bren vetëdija për antiveprën që ia ka bërë Shqipërisë?”/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pije detin, Lulzim!
Pije detin, Lulzim!
Pije detin, Lulzim!
https://2.bp.blogspot.com/-4BsdbST79hU/Wpl7e57xJdI/AAAAAAAATw0/Oq0sKnBvQB490Nq_Ni78V1-89OT8aW2UACLcBGAs/s640/Bakojanis-BASHA-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-4BsdbST79hU/Wpl7e57xJdI/AAAAAAAATw0/Oq0sKnBvQB490Nq_Ni78V1-89OT8aW2UACLcBGAs/s72-c/Bakojanis-BASHA-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pije-detin-lulzim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pije-detin-lulzim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy