Presidenti serb i Bosnjës vjen dhe provokon Kosovën (VIDEO)

Në Kosovë erdhi një serb që shtetin e ri nuk e do asnjë fije.

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës, nga Republika Srpska, Mladen Ivaniq, shëtiti nëpër kisha e manastire, duke shkelur kështu lejen që ia dha Prishtina, për një vizitë thjesht familjare. Mysafiri foli zi e më zi për shtetësinë e Kosovës. Mori leje të bëjë një vizitë familjare në Kosovë por Mladen Ivaniq nuk u ndal me kaq. Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës shfrytëzoi rastin dhe shëtiti nëpër kisha e manastire serbe e ortodokse. Madje ai kur foli pas këtyre vizitave siç veproi të hënën në Prizren bëri deklarata të forta politike kundër Kosovës.

“Erdha këtu që t’i shoh krejt këto objekte të shenjta që i kemi në këtë tokë. Ky vend në Prizren është tregim i madh se sa i fuqishëm ishte shteti jonë serb nëpër kohë dhe të kujtojmë se sa me vëmendje duhet ta ruajmë këtë gjë’, tha Mladiq. Mysafiri që përfaqëson Republika Serpskën në Sarajevë ku bllokon çdo iniciativë për lehtësimin e bashkëpunimit me Prishtinën zyrtare shkoi edhe më larg kur tha se vizita në Kosovë është obligim i të gjithë serbëve.

“Krejt kjo tregon se Kosova e Metohija vlenë shumë për popullin serb dhe se gjithnjë duhet të kthehemi në këtë vend e ta ruajmë si tokë tonën”, tha ai. Ivaniq ka qëndruar gjithashtu në Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe Hoqë të Madhe. Një burim nga institucionet e Kosovës tha për Klan Kosovën se atij me insistim të ndërkombëtarëve i është dhënë leje vetëm për vizitë familjare jo politike dhe se me veprimet e tij, Ivaniq ka shkelur rregullat.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Presidenti serb i Bosnjës vjen dhe provokon Kosovën (VIDEO)
Presidenti serb i Bosnjës vjen dhe provokon Kosovën (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-Qetwf90IoPU/Wp7KJUg9GKI/AAAAAAAAUDw/1AcGHRvwKKsSk1qfagDHoMuqGifnyOFHACLcBGAs/s640/ivanic-780x439.jpeg
https://2.bp.blogspot.com/-Qetwf90IoPU/Wp7KJUg9GKI/AAAAAAAAUDw/1AcGHRvwKKsSk1qfagDHoMuqGifnyOFHACLcBGAs/s72-c/ivanic-780x439.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/presidenti-serb-i-bosnjes-vjen-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/presidenti-serb-i-bosnjes-vjen-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy