“Provokacja” e Kryeministrit spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi është kriminel!

Krahasimet e Katalonjës që kërkon e dëshpëruar Pavarësinë nga Spanja me Kosovën, duket se e kanë shtyrë kryeministrin Mariano Rahoy të provokojë dhe sulmojë hapur Prishtinën zyrtare.

Kryeministri i Spanjës duhej të merrte pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Sofje më 17 maj, por do të anulojë pjesëmarrjen e tij, për shkak të liderit të Kosovës.

Sipas “El Pais”, ai nuk pranoi të shkojë në Sofje sepse atje do të jetë edhe Hashim Thaçi. Në një intervistë me gazetën më të madhe spanjolle, Rahoy e quan Thaçin kriminel dhe Kosovën një shtet “të rremë”.

Ai shprehet se nuk do të jetë në të njëjtin vend me Thaçin, për shkak të “biografisë kriminale” të liderit shqiptar.

Vendimi i Rahoy për të bojkotuar Thaçin vjen vetëm dy muaj pasi Spanja dërgoi një dokument në Bruksel duke deklaruar se Kosova është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe se Madridi kurrë nuk do ta lejojë Prishtinën të hyjë në Bashkimin Evropian.

Në një shkrim të detajuar, “El Pais”, shkruan se:

Rahoy nuk do të marrë pjesë në takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, sepse nuk dëshiron të fotografohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Katalonia ka përdorur në mënyrë të përsëritur doktrinën e Kosovës për të justifikuar përpjekjen e saj për t’u ndarë nga sistemi ligjor spanjoll, gjë që e bën Rahojin të mos marrë pjesë në samitin në Sofje .

Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia gjithashtu nuk e njohin Kosovën si shtet. Ky territor i vogël ballkanik e shpalli veten të pavarur nga Serbia në vitin 2008, 10 vjet pas rrethimit të nisur nga forcat serbe, me ndërhyrjen e mëvonshme të NATO-s për të ndaluar masakrën.

Ka të ngjarë që Kryeministri spanjoll të ketë frikë se kjo foto me liderin kosovar, Hashim Thaçi, mund të përdoret kundër tij nga mbështetësit pro pavarësisë së Katalonjës.”

Burime të mirë-informuara të “El Pais” shtojnë se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka filluar një “mision të posaçëm” për të bindur Rahoy që të ndryshojë mendjen.

Në të njëjtën kohë, organizatorët e samitit në Bullgari, kanë propozuar që flamuri i Kosovës të mos shfaqet në mënyrë të dukshme mes flamujve të vendeve të tjera. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme për Spanjën. e cila insiston që përfaqësuesit e Kosovës mos të jenë të pranishëm.

Nga ana tjetër, duke komentuar vendimin e Rahoy, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Spanja ka treguar në mënyrë të përsëritur se është një mik i vërtetë i Serbisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Provokacja” e Kryeministrit spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi është kriminel!
“Provokacja” e Kryeministrit spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi është kriminel!
“Provokacja” e Kryeministrit spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi është kriminel!
https://4.bp.blogspot.com/-qo5PNWzYYLg/Wq_tcJ3XHJI/AAAAAAAAVEg/RC98EBJFVJgcgii2Be95y_KrDi6fSvWDQCLcBGAs/s640/page-108-640x320.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-qo5PNWzYYLg/Wq_tcJ3XHJI/AAAAAAAAVEg/RC98EBJFVJgcgii2Be95y_KrDi6fSvWDQCLcBGAs/s72-c/page-108-640x320.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/provokacja-e-kryeministrit-spanjoll.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/provokacja-e-kryeministrit-spanjoll.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy