Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!

Nga Skënder Minxhozi/

Në 20 dhjetor 2017 policia e Hamburgut kapi një sasi droge rekord, prej 3.8 tonelatash kokaine e pastër. Droga e kap në tre dërgesa të veçanta nga Amerika e Jugut, në portin e Hamburgut. Autoritetet gjermane deklaruan se vlera e drogës së kapur në tregun me pakicë ishte rreth 800 milion euro! Një shifër rekord për kontinentin europian, e cila tronditi mediat vendase dhe të huaja.

Rreth dy muaj më vonë, në 2 shkurt 2018, një sasi më e vogël droge, po e tipit kokainë, u kap në portin e Durrësit, me një vlerë totale prej 180 milion eurosh. Një lajm i bujshëm, zhurma e të cilit i kalon kufinjtë e Shqipërisë. Por njëherësh një lajm që zbulon edhe një herë sesa e polarizuar dhe e padrejtë di të jetë klasa politike shqiptare, kur i hyn debatit dhe sherrit, edhe për operacionet e suksesshme të kapjes së drogave, si ky aktuali.

Opozita nuk ka humbur kohë, për t’ju futur “zejes” së saj të zakonshme: akuzave ndaj qeverisë për përfshirje në trafiqet e drogës. Kreu i opozitës e ka ditur shumë mirë se 613 kile kokainë e pastër u ndalën në portin e Durrësit, nuk kaluan përtej doganave shqiptare. E di edhe se droga vlen plot 180 milion euro. Para të cilat nuk do të shkojnë as në xhepat e prodhuesve, as të shpërndarësve dhe as të tutorëve që qëndrojnë në krye të skemës mafioze.

Heqja nga tregu e kësaj sasie gjigande droge s’mund të jetë tjetër, veçse një lajm i mirë për të gjithë. Edhe për opozitën, pasi indirekt tregon se presioni i saj ka efekt mbi shtetin dhe institucionet e tij. Fakti që Lulzim Basha del me akuza edhe pas kësaj ngjarjeje, tregon se opozita refuzon t’i njohë edhe vetes, ndër të tjera, një rol çfarëdo në kapjen dhe sekuestrimin e sasive të drogës që nisen nga Shqipëria ose kalojnë tranzit përmes saj.

Policia nuk mund të nuk duhet të akuzohet, edhe kur e kap drogën. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, nuk është një parim që vlen në këtë rast. Sot Shqipëria ka dalë në të gjitha mediat botërore, pasi ka kapur, e jo lejuar, një sasi shumë të madhe droge. E jo marihuanë e kanabis, por kokainë. Atë lloj droge që sot ve në lëvizje të gjitha shërbimet sekrete të mbarë botës. Duhet të na bëjë të ndjehemi mirë ajo që ndodhi sot në portin e Durrësit, ashtu siç duhej të na bënte të ulnim kokën, nëse droga do kapej në portin e Barit apo të Brindizit, duke kaluar nën vështrimin indiferent të shtetit shqiptar. Për fat sot kjo nuk ndodhi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!
Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!
Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!
https://3.bp.blogspot.com/-KM6OqzUR0hg/WpfLLyaxaNI/AAAAAAAATu0/xS7vwGl7cqAkXSNhFYhINp3L7iVLqyffACLcBGAs/s640/kamion-kokine-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-KM6OqzUR0hg/WpfLLyaxaNI/AAAAAAAATu0/xS7vwGl7cqAkXSNhFYhINp3L7iVLqyffACLcBGAs/s72-c/kamion-kokine-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pse-duhet-akuzuar-policia-edhe-kur-kap.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pse-duhet-akuzuar-policia-edhe-kur-kap.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy