Pse u shit kaq shpejt Llalla?

Bedri Islami

Ditën e hënë, kur kisha botuar në DITA shkrimin për peshqit e mëdhenj që janë buzë rrjetës, një lexues më shkruante se, “ mos u mundoni ta gjeni Llallën, ai ka ikur sot në mëngjes, jashtë Shqipërisë”.

Nuk e di se sa i vërtetë është ky lajm. Adriatik Llalla është ende një qytetar i lirë i këtij shteti që ai “kontribuoi” për ta bërë rrumpallë në njërin ndër sektorët më të rëndësishëm të jetës sonë. Të drejtësisë. Por kjo nuk e pengon atë të lëvizë nga të ketë mundësi dhe për aq kohë sa të ketë mundësi. Është një e drejtë e tij. Në fakt, ai, më mirë se shumë kush, e di se bota është fare e vogël, dhe se, nëse një ditë do i duhet të vijë këndej, do të jetë fare e lehtë.

Por tjetër gjë është ajo që të bën përshtypje.

Adriatik Llalla ka qenë për një periudhë të gjatë njeriu i parë në prokurorinë shqiptare. I vendosur aty nga PD-ja, në veçanti nga Sali Berisha, si i dërguar i tij, për më shumë se 5 vite, pas largimit të dhunshëm të Ina Ramës, ai u bë njeriu hije që, më parë se të niste hetimet për çështje madhore, falej në selinë e partisë që e delegoi dhe tek shefi i tij i madh, që kishte kopsitur shumë dosje dhe kërkonte të tjera.

Ndër të gjithë prokurorët e këtij vendi, ai, pa asnjë dyshim, do të ishte më i kapuri nga politika dhe përfituesi më i ndjeshëm nga shërbërtorllëku ndaj politikës.

Duke i shërbyer asaj mbylltasi, i shërbente edhe vetes. Njeriu i panjohur u bë njëri ndër hierarkët e drejtësisë, por edhe roja i pashembullt i atyre që e kishin emëruar.

Tre muaj më parë, opozita e bashkuar, çuditërisht ata që sapo kishin ikur nga pushteti ishin më të egërsuar, desh e mbytën parlamentin shqiptar, duke përsëritur një skenar maqedonas.

Lufta për Llallën u duk sikur do të ishte luftë për pushtetin dhe në fakt nuk është se opozitarët nuk kishin të drejtë.

Ata, për shumë vite, i kishin mbështetur shpatullat tek mbrojtja e Llallës, i cili, duke qenë lehtësisht i kërcënueshëm prej tyre, kishte mbyllur, në mënyrën më skandaloze të mundshme, dosje të mëdha të krimit; kishte deleguar në rrethe shefa të përkohshëm, që po bëheshin të vazhdueshëm dhe, përmes tyre ishte krijuar rrjeti dërmues i së vërtetës dhe ligjit.

18 dhjetori, kur ai do të largohej nga pushteti, u duk sikur do të ishte një ndër ditët e qametit, dhe nëse kjo nuk ndodhi, nuk ishte se pozita nuk e provoi dhe nuk bëri thirrje. Pamjet janë ende në arkivat që nuk mund të hiqen aq lehtë. Thirrjet delirante për pushtimin e parlamentit në emrin e mbrojtjes së Llallës, janë ende të jehueshme. Prova e forcës dështoi pasi ndjekësit e saj nuk janë më të shumtë dhe nuk janë aq delirantë; dështoi , pasi policia e shtetit e kishte ditur se mund të ndodhte një provë e tillë dhe, faktet e tashme po tregojnë se frymëzimi u kishte ardhur nga larg; dështuan, pasi institucionet ndërkombëtare ishin më të vëmendshme.

Ajo që nuk u arrit në rrugë, u provua në parlament. Çështja “Llalla” u bë jo thjeshtë mollë sherri, por fillesa e një cenimi të rëndë kushtetues, që mund të dështonte në tollovinë e krijuar, në kërcënimet, tymueset, hedhjet e këpucëve,çjerrjet…nëse një grua e zakonshme, edhe pse dukej e ndrojtur, tha vetëm një fjalë, “betohem”, si të donte të mbyllte një histori të shëmtuar.

Që asaj dite opozita nuk e përmend më Llallën e saj. E ka harruar. Emri i tij tashmë nuk është më në deklaratat politike, në marrëveshjet e hapura apo të fshehta që mund të bëhen; atë nuk e mbron më as shefi i opozitës, Basha, që ka hallet e tij; as ish shefi i qeverisë, Berisha, që nuk ia përçon “ qytetari digital”, as zonja Kryemadhi, që ende ka pishmanllëkun e saj se nuk e qëlloi dot shefin e qeverisë, sikur po ta qëllonte do të ndërronte diçka; nuk e përmend më askush nga presidenca, e bile nuk e përmend as Petrit Vasili, në rolin e ri që ka marrë përsipër.

Përse e harruan kaq shpejt dhe përse do e mohojnë nesër njëzëri?

Llalla nuk është më masha e tyre. Nuk mund të jetë. Atij i kanë filluar hallet për vete. Nuk ia kanë ngenë, por edhe ai tani po përpiqet të shpëtojë atë që do të mund të shpëtojë.

Mes Llallës, si njësi përfaqësi të një institucioni e njëkohësisht të një njeriu – vegël, është shpallur divorci i heshtur. Thirrjet e para ”që SHBA të dërgojë provat”, e ku tjetër, tek Petrit Vasili, tani janë heshtur. SHBA nuk kishte nevojë të bënte rolin e korrierit, sepse bëri diçka tjetër, më të qenësishme dhe që do të jetë fillesë e ngjarjeve të mëpasme: shpalljen faktike të qëndrimit të saj ndaj njeriut korrupsion dhe vegël e korrupsionit.

I-sh prokurori i përgjithshëm është harruar shumë më shpejt edhe nga sa ai vetë ka menduar. Askush nuk e ka ndër mend ta marrë në mbrojtje. Shumë prej të mbrojturve nga Llalla ia kanë ditur hiletë me pronat dhe shitblerjet; e kanë ditur se cilat procese ka mbyllur dhe se nuk duhet të kenë frikë. Ndoshta edhe i kanë thënë , faleminderit”, por tani ai është një mollë e ndaluar.

Në fund të fundit ky është fati i gjithë atyre që shërbejnë padenjësisht, duke humbur edhe figurën morale të tyre.

Llalla tani nuk është person “non grata” vetëm për Shtetet e Bashkuara, ai është bërë i tillë edhe për opozitën./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9378,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse u shit kaq shpejt Llalla?
Pse u shit kaq shpejt Llalla?
https://4.bp.blogspot.com/-ngTy2IJMujs/Wqm4i_GUkWI/AAAAAAAAECk/1CDqqy1m4yoQqjYwwff0FnN5G24ToL1YACLcBGAs/s640/16-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ngTy2IJMujs/Wqm4i_GUkWI/AAAAAAAAECk/1CDqqy1m4yoQqjYwwff0FnN5G24ToL1YACLcBGAs/s72-c/16-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pse-u-shit-kaq-shpejt-llalla.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pse-u-shit-kaq-shpejt-llalla.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy