Puna nuk është turp! Njihuni me Alma Matrakun, marangozen me duar të arta

Prej 12 vjetësh, Alma Matraku ushtron profesionin e marangozes.

Por, të qenët grua me një profesion bastion të burrave, ka patur përparësitë e saj: “Isha në Greqi. Më lindi ideja që të bëja një zanat ndryshe. Bleva makineritë dhe erdha në Shqipëri. Në fillim ishte e vështirë puna, pastaj pata sukses sepse isha grua, kisha më shumë favore sepse i jepja më shumë rëndësi detajeve të mobilimit”.

Alma është 36 vjeç dhe ditën e kalon mes familjes dhe zdrukthtarisë. Sa herë kujton vështirësitë e para, gjen forcën për të punuar më shumë: “Në fillim shkoja në magazina dhe të gjithë habiteshin se si do ta bëja unë këtë punë, si femër që jam. Edhe në shtëpitë e klientëve ishte e vështirë të bindeshin që të më jepnin punën”.

Edhe për Donika Verdhon në Divjakë, ky 8 mars është një ditë pune e zakonshme. Së bashku me të shoqin janë zgjuar herët për të punuar në tokat e tyre. Ish-traktoriste në kohën e kooperativave, sot Donika ka ditur t’i përshtatet kohës, duke u bërë një fermere e suksesshme.

“Për të gjitha gratë, bujqësia është shumë e vështirë, por do i pershtatemi kushteve. Unë ndihem e kënaqur që punoj çdo ditë me burrin tim”, thotë Donika.

Edhe këtë 8 Mars, Donika punon në arë deri në perëndim të diellit.

“Burri më ka bërë dhuratë vëthë floriri sot”, tregon gruaja.

Për Donikën, këtë 8 Mars, dhurata nuk është një detyrim rutinë festash, por një dedikim për gruan që të gjithë në familje e shohin si çelësin e suksesit të biznesit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Puna nuk është turp! Njihuni me Alma Matrakun, marangozen me duar të arta
Puna nuk është turp! Njihuni me Alma Matrakun, marangozen me duar të arta
https://2.bp.blogspot.com/-Q_tgEZ8vPcE/WqHRHGAu4XI/AAAAAAAADYs/xYE08WaRi5AD3zVYGbK-rvLrg1pA8nd9gCLcBGAs/s640/alma.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-Q_tgEZ8vPcE/WqHRHGAu4XI/AAAAAAAADYs/xYE08WaRi5AD3zVYGbK-rvLrg1pA8nd9gCLcBGAs/s72-c/alma.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/puna-nuk-eshte-turp-njihuni-me-alma.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/puna-nuk-eshte-turp-njihuni-me-alma.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy