Punë ka, profesionistë jo; politikat dritëshkurtra lenë spitalet pa specialistë

Mungesa e mjekëve specialistë në pothuajse të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit ka shtyrë qeverinë të nisë dy programe nxitëse, por aktorët e sistemit të shëndetësisë këmbëngulin se nevojiten zgjidhje afatgjata.

Nga Sami Curri

Për të bërë një eko në spitalin e Bulqizës duhet të zësh rradhë, të presësh ditën kur vjen mjeku nga Peshkopia ose duhet të udhëtosh vetë drejt Peshkopisë apo Tiranës. Shërbimi i ekografisë është i katërti që mungon prej një muaji për më shumë se 32 mijë banorë të zonës: spitali vuan prej vitesh edhe mungesën e kirurgut, anestezistit dhe gjinekologut.

Shërbimi i ekografisë mbulohej nga ish-drejtori i spitalit, Leonard Murra, i cili dha dorëheqjen në kuadrin e një fushate të qeverisë për të zgjedhur me konkurs drejtuesit e rinj të spitaleve në vend. Murra-i cili vinte nga radhët e LSI-së dështoi të rizgjidhej drejtor, por dorëheqja i kushtoi atij edhe vendin e punës si mjek.

“U përfshiva në konkurs ndonëse e dija se ishte farsë, por nuk e prisja se do të shkarkohesha edhe nga detyra si mjek. Për më tepër, në spital nuk ka një mjek të dytë ekograf që mund ta kryejë këtë shërbim,” tha Murra duke e quajtur shkarkimin e tij “një sulm politik”.

Pas shkarkimit të Murrës, shërbimit të radiografisë në spitalin e Bulqizës i vihet kyçi katër ditë të javës, ndërkohë që çdo të premte, një mjek i spitalit të Peshkopisë shkon atje për të ofruar shërbimin.

Por mjeku ekograf, Gëzim Puca e quan këtë detyrë “një barrë të rëndë” për veten dhe një problem të shtuar për banorët e Bulqizës.

“Unë udhëtoj një herë në javë për të zhvilluar vizitat në Spitalin e Bulqizës. Ditët e tjera që ky specialitet nuk mbulohet, qytetarët detyrohen që të lëvizin drejt Spitalit të Peshkopisë ose drejt Tiranës. Për mua është një barrë e rëndë për shkak se në një ditë më bien shumë vizita,” tha Puca për BIRN.

Mungesa e mjekëve specialistë është një sëmundje kronike e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se në 11 spitalet rajonale të vendit mungojnë 38 mjekë specialistë gjithsej.

“Më problematike paraqitet situata në mbulimin me mjekë të specialitetit kirurg, obstetër-gjinekolog dhe anestezi-reanimacion,” shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Vakuumi më i madh rezulton në spitalin e Fierit me 9 mjekë specialistë të munguar, i ndjekur nga spitalet e Vlorës dhe Shkodrës. Ndërkohë, 24 spitalet bashkiake të vendit kanë mungesa edhe më të theksuara të mjekëve specialistë.

Eksodi i qindra mjekëve gjatë viteve të fundit dhe bllokimi disavjeçar i specializimeve në Universitetin e Mjekësisë fajësohen si shkaktarët e problemit akut të mungesës së mjekëve specialistë në spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit.

Për t’iu përgjigjur këtij problemi, Ministria e Shëndetësisë ka lançuar prej janarit programin e patronazhit- që parashikon dërgimin e mjekëve nga Tirana drejt rretheve në këmbim të një pagese prej 10 mijë lekësh në ditë. Paralelisht me këtë program, qeveria ka promovuar edhe sistemin e bonusit për nxitjen e mjekëve specialistë drejt spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e quajti sistemin e patronizhimit një histori suksesi gjatë një interviste të zhvilluar në emisionin “Studio e Hapur” në janar 2018, ndërsa shtoi se problemi i mungesës së mjekëve do të marrë fund me mbarimin e studimeve të 500 specializantëve në 3 vitet e ardhshme.

Por të dyja këto programe shihen me dyshim nga aktorët e sistemit të shëndetësisë në vend, të cilët këmbëngulin se nevojiten zgjidhje afatgjata.

Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj i tha BIRN se mungesa e mjekëve specialistë është shqetësuese dhe cenon standardin e punës. Ai shtoi se Urdhri ishte aktualisht duke bërë një analizë të punës nëpër spitale për të parë mungesat e krijuara ndër vite.

Brahimaj e quajti “ndihmuese” nismën e qeverisë për të dërguar mjekë nga qendra në rrethe, por jo një zgjidhje përfundimtare.

“Por kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme,” shtoi ai.

Pëllumb Pipero, ish-drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit Drejtues të LSI-së i tha BIRN se spitalet rajonale janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa thekson se ndërhyrjet e politikës në administrimin e spitaleve e kanë përkeqësuar situatën vitet e fundit. Ai shtoi gjithashtu se sistemi i patronazhimit nuk është një zgjidhje.

“Problemi është edhe më i gjerë se kaq, nuk është një zgjidhje afatgjatë dhe nuk i jep zgjidhje problemit të krijuar,” tha Pipero.

Petrit Vargu, ish-mjek i urgjencës në QSUT, i larguar nga detyra pas protestës së mjekëve për kushtet e vështira në urgjencë është gjithashtu kritik i sistemit të patronazhimit.

“Patronazhimi është provuar në fund të viteve ’80 dhe ka dështuar,” shtoi ai.

Pipero dhe Vargu fajësojnë politizimin e mjekësisë si shkaktarin kryesor të morisë së problemeve me të cilat përballet sistemi spitalor në vend-fakt që sipas tyre u reflektua gjerësisht edhe në rezultatet e konkursit publik për drejtuesit e spitaleve bashiake dhe rajonale në vend.

Ndonëse kryeministri Rama premtoi në fillim të mandatit të tij të dytë se do t’u jepte fund emërimeve politike në shëndetësi, rezultatet e shpallura në nëntor 2017 të konkursit zbuluan se disa prej drejtorëve të rinj kishin lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

“Në 27 vjet, një pjesë e drejtuesve të spitaleve të vendit nuk kanë qenë të aftë për pozicionin që kishin, kjo për shkak të ndërhyrjes së politikës në vendosjen e personave simpatizantë partiak dhe jo drejtues që mund të bëjnë mirë punën,” tha Pipero.

Duke iu referuar rastit të Bulqizës, Pipero shtoi se “orekset e politikës lënë pa shërbim shumë qytetarë, duke krijuar një boshllëk shumë të madh”.

Vargu tha gjithashtu se fituesit e konkurseve të trumbetuara nga kryeministri vinin nga radhët e Partisë Socialiste ose të lidhur me të.

“Rasti më i pastër është ai i QSUT-së, që erdhi direkt i komanduar nga kryeministri,” shtoi Vargu për BIRN.

Presidenti i Urdhërit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj i tha BIRN se një zgjidhje për të mbushur vakuumin e mungesës së mjekëve specialistë ishte shtimi i numrit të studentëve të mjekësisë. Kjo sipas tij mund të shtonte numrin e mjekëve në qarkullim, por vështirë se mund t’i jepte zgjidhje kushteve të vështira në të cilat janë katandisur spitalet e rretheve.

Dy mjekë specializantë me të cilët BIRN foli thanë se për tre vitet e para, do të plotësonin kushtet e kontratës kudo që do të emëroheshin. Por qëndrimi më i gjatë në spitalet e rretheve nuk bën pjesë në ambiciet e tyre profesionale.

Një specializante nga Berati, e cila po bën specializimin në kardiologji pranë QSUT i tha BIRN se pas tre viteve të detyrueshme ajo do ta rivlerësonte situatën. “Mund të më vijë ndonjë mundësi më e mirë”, përfundoi ajo./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Punë ka, profesionistë jo; politikat dritëshkurtra lenë spitalet pa specialistë
Punë ka, profesionistë jo; politikat dritëshkurtra lenë spitalet pa specialistë
https://1.bp.blogspot.com/-z2QtcMiwGyw/WqHSjILXzfI/AAAAAAAADZI/e8GXvur31qw_IglSug5Mca9pRytTwdvNgCLcBGAs/s640/puna.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-z2QtcMiwGyw/WqHSjILXzfI/AAAAAAAADZI/e8GXvur31qw_IglSug5Mca9pRytTwdvNgCLcBGAs/s72-c/puna.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pune-ka-profesioniste-jo-politikat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pune-ka-profesioniste-jo-politikat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy