Qeveria e Kosovës, 1 milion euro paguan rrymën e serbëve

Qeveria ndan 1 milion euro për t’i furnizuar me rrymë komunat veriore Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në vlerë 1 milion euro për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.

“KOSTT ka kërkuar që me vendim të Qeverisë t’i ndahen mjete në shumë prej 1 milion euro për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike, në komunat veriore të Kosovës. Jemi në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitetin dhe për regjistrimin e operatorëve në veri dhe për fillimin e pagesave nga qytetarët në veri. Mirëpo kanë ndodhur devijime të shumta, pra mungesa në rrjet dhe KOSTT është i rrezikuar sikurse e dini, për përjashtim. Në mënyrë që ta sanojmë një proces të tillë, jemi të detyruar të ndërhyjmë. Është vendim i përkohshëm, por si i tillë e ruan funksionalitetin tonë, të rrjetit tonë të KOSST dhe na mundëson me mbet në tavolinë, për të fituar të drejtën tonë si operator në rrjetin e operatorëve të transmisionit në Evropë. Por jo vetëm kaq, por dhe të drejtën mbi tregun, mbi tërësinë e tregut në Kosovë”, tha ai, raporton Kosovapress.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim-vendimin për vënien në shfrytëzim për qëllime publike të pronës së identifikuar në Prizren, për themelimin e një parku inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar, për 99 vjet.

Kryeministri Haradinaj tha se ky është një lajm i mirë për ekonominë e vendit.

“Parcelën që i jepet në shfrytëzim publik parkut inovativ kosovar- gjerman për 99 vjet. Besoj se ky është një veprim me shumë dimensione. Me shumë porosi të mira për zhvillimin ekonomik. Sot është një lajm i mirë ekonomik për vendin”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qeveria e Kosovës, 1 milion euro paguan rrymën e serbëve
Qeveria e Kosovës, 1 milion euro paguan rrymën e serbëve
https://3.bp.blogspot.com/-NLdldnuXMag/Wp34nc5FRFI/AAAAAAAADOY/WxyDL3MEMoY_ZwSBcwtPmQcS5W-KcS09wCLcBGAs/s640/04-01-2018-ZKM-1-2-1200x630.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-NLdldnuXMag/Wp34nc5FRFI/AAAAAAAADOY/WxyDL3MEMoY_ZwSBcwtPmQcS5W-KcS09wCLcBGAs/s72-c/04-01-2018-ZKM-1-2-1200x630.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qeveria-e-kosoves-1-milion-euro-paguan.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qeveria-e-kosoves-1-milion-euro-paguan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy