Qyprilli Mehmet Pasha, shqipari më i suksesshëm i shek. XVII

Ishte nga vezirët (ministrat) më të shquar të Perandorisë osmane që arriti pozitën e kryeministrit. Është me origjinë shqiptare. Lindi në njërën nga fshtrat e kazasë s Timuricës të Sanxhakut të Beratit. Pasi erdhi në Stamboll dhe pasi hyri në oborrin mbretëror, iu bashkua grupit të posaçëm të gjellëbërësve. Pastaj qe larguar nga kjo organizatë. Duke iu bashkuar Husrev Pashës, dalëngadalë u bë haznedar i tij (arkëtar).

Në kohën e sadriazëmit të Kara Mustafa Pashës, arriti në gradën e mirahorit, e pastaj u emërua vali në elajetin e Sirisë, Kudsit dhe Tripolit. Në vitin 1650 u bë anëtar i kubbe-i vezirit (këshill i veçantë në pallatin e sulltanit të Perandorisë Osmane) pastaj u emërua sanxhak-be i Sanxhakut të Qystendlit. Më vonë qe tërhequr në kasabanë e Qyprisë, të cilën e kishte zgjedhur për vendbanim të tij.

Ibshir Pasha, i cili kaluar në postin e kryeministrit, kur u kthye në Halepi për në Stamboll bëri një lutje – peticion (arzuhal) dhe ia dorëzoi atij, sipas të cilit ky për herë të dytë u emërua vezir në ejaletin e Tripolit, mirëpo, para se të arrijë në vendin e punës, ndryshimi disponimi i Ibshir Pashës; e përzuri dhe e ktheu në Qypri.

Megjithatë sipas një lutje e me shkrim (arzuhal), që rrodhi nga ai vend e që iu dorëzua Mehmed Pashës të dëgjueshëm më 1655, kaloi në pozita të larta shtetërore dhe përsëri u caktua në elajetin e Tripolit. Gjersa po përgatiste dhe po rregullonte radhët e ushtarake, me rekomandimin e disa qëllim-mirëve dhe të njerëzve me autoritet të shtetit, iu besua detyra e lartë sadriazëm.

Me fillimin dhe nisjen e reformave themelore, vend të rëndësishëm i dha çështjes ekonomike, rregullimit ushtarak dhe drejtësisë. Kështu, shtetit (Osman) ia pat kthyer fuqinë dhe forcën që e gëzonte më parë. Në vitin 1656 i mori përsëri nga duart e armiqve Limnin dhe Bozxha Ada-në, dhe pas një viti e drejtoi ushtrinë për ta nënshtruar popullin e Erdelit, i cili ishte bërë i padëgjueshëm.

Më 1661 u sëmur dhe pasi lëngoi dy-tre muaj, duke i kaluar të tetëdhjetat, vdiq. Është varrosur në oborrin e biblotekës së tij afër Çemberlitashit. Si sadrazëm, në kohën e sulltanit Mehmed Hanit, shërbeu pesë vjet e tre muaj e dhjetë ditë. Rezultatet që i arriti në përforcimin dhe në ngritjen e çështjeve shtetërore në një shkallë më të lartë janë argumente të qarta që tregojnë për fuqinë dhe mundësinë e tij të jashtëzakonshme.

Disa historianë e kritikojnë për rigorozitetin e tij që e tregoi gjatë dënimeve, ndonëse edhe ky, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat politike të asaj kohe mund të falet. Sido që të jetë, për shkak të rezultateve dhe të shërbimeve që i bëri në shtet, nuk lejohet të merret nëpër gojë. Postin e sadrazëmit do ta merrte biri i tij dhe më vonë nipër të tij.

Sipas Enciklopedisë së Sami Frashërit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9263,Camëri,117,Editorial,2031,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2688,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qyprilli Mehmet Pasha, shqipari më i suksesshëm i shek. XVII
Qyprilli Mehmet Pasha, shqipari më i suksesshëm i shek. XVII
https://2.bp.blogspot.com/-8MnQOQy3J6E/Wq3HlN3Ob5I/AAAAAAAAEVw/B4t3oOODursg14Htp7okc58wdiWZLFDrwCLcBGAs/s640/Mehmedpasha.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-8MnQOQy3J6E/Wq3HlN3Ob5I/AAAAAAAAEVw/B4t3oOODursg14Htp7okc58wdiWZLFDrwCLcBGAs/s72-c/Mehmedpasha.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyprilli-mehmet-pasha-shqipari-me-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyprilli-mehmet-pasha-shqipari-me-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy