“Qyteti i një mbi një dritareve”, banesat “monument kulture” po rikthehen në identitet

Restaurimit të banesave në qytetin e Beratit po i kushtohet një vëmendje e veçantë. Konkretisht, shtëpia e Llazar Pyze “monument kulture” i kategorisë së dytë i është nënshtruar procesit të restaurimit të fasadës.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, fillimisht u zbërthye suvatimi i dëmtuar në fasadën kryesore të banesës, e cila është e ndërtuar me skelet druri.

Punonjësit e mirëmbajtjes së DRKK-Berat më pas bënë suvatimin me llaç gëlqereje të përzier me kashtë dhe lesh dhie me dy duar, duke respektuar kështu teknikën origjinale. Tani është në proces lyerja me sherbet gëlqereje.

DRKK Berat do të vijojë realizimin në vazhdimësi të punimeve për mirëmbajtjen e objekteve që gëzojnë statusin “monument kulture” në administrimin e kësaj drejtori.

Ansambli muzeal i lagjes Mangalem shtrihet në formë gjysmë harku në pjesën jugore dhe lindore të kodrës së kështjellës.

Ky kompleks banimi mund të ketë qenë nga të parët që përfaqëson dukurinë e zhvillimit të qytetit mesjetar jashtë mureve të fortifikimit gjatë shek. XV-XVI duke formuar në këtë mënyrë zonën e varoshit.

Arkitektura unikale dhe origjinale e banesave duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, e bëjnë këtë ansambël një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Qyteti i një mbi një dritareve”, banesat “monument kulture” po rikthehen në identitet
“Qyteti i një mbi një dritareve”, banesat “monument kulture” po rikthehen në identitet
https://3.bp.blogspot.com/-u5tM8dzaaFk/WrG6O0v4XYI/AAAAAAAAEtQ/PBiW0Z21mAwCMrFauBVYdkDRO-YSrhQXgCLcBGAs/s640/2owvlldlgrpy-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-u5tM8dzaaFk/WrG6O0v4XYI/AAAAAAAAEtQ/PBiW0Z21mAwCMrFauBVYdkDRO-YSrhQXgCLcBGAs/s72-c/2owvlldlgrpy-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve-banesat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve-banesat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy