Rama i kujton BE-së influencën ruse: Bëmë çfarë na kërkuat, hapni negociatat

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për prestigjiozen “Financial Times” ka kërkuar edhe një herë tjetër nga BE hapjen e negociatave me Shqipërinë, si pjesë e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë evropiane.

Rama tha se do të ishte e çuditshme që BE-ja të mos dëshirojë të “përqafojë” rajonin që ndodhet në epiqendër të rrugëve të migrimit dhe që është pikasur nga Rusia si një çmim strategjik.

“Për ne do të ishte shumë e çuditshme nëse Bashkimi Evropian nuk do të hapte menjëherë negociatat, pasi ka bërë ekzaktësisht gjithçka i është kërkuar të bëjë”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia dhe Mali i Zi tashmë i kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.

“Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, vetëm, jashtë Europës”, është shprehur më tutje.

Rama foli për rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje në uljen e rrjedhës së imigrantëve për në Union, dhe shtoi se interesat dhe influenca e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është reale.

“Moska kurrë nuk ka hequr dorë nga të shikuarit rëndësinë gjeopolitike të rajonit – e cila nuk shikohet nga shumë në BE, me përjashtim të kancelares gjermane Angela Merkel”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi ndër të tjera se Shqipëria kishte bërë përparime të mëdha në uljen e kultivimit të kanabisit dhe shkallën e vrasjeve në vend.

Ndërkohë themi se intervista e dhënë gjatë vizitës në Bruksel vjen para samitit të liderëve të BE-së që do të mbahet këtë javë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama i kujton BE-së influencën ruse: Bëmë çfarë na kërkuat, hapni negociatat
Rama i kujton BE-së influencën ruse: Bëmë çfarë na kërkuat, hapni negociatat
https://2.bp.blogspot.com/-RJdyk8K99lM/WrVGEW3oRUI/AAAAAAAAVVM/PoxfqllCEHUvnWnymFR1BeV8qHWD6oJzwCLcBGAs/s640/Edi-Rama-ne-Bruksel-650x358-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-RJdyk8K99lM/WrVGEW3oRUI/AAAAAAAAVVM/PoxfqllCEHUvnWnymFR1BeV8qHWD6oJzwCLcBGAs/s72-c/Edi-Rama-ne-Bruksel-650x358-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rama-i-kujton-be-se-influencen-ruse.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rama-i-kujton-be-se-influencen-ruse.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy