Rinia shqiptare, më ‘analfabetja’ në rajon. Ja analiza dhe statistikat

Shqipëria ka numrin më të ulët të të shkolluarve me arsim të lartë në grup moshën 30-34 vjeç në rajonin e Ballkanit. Kjo moshë cilësohet më produktivja ose periudha e artë për nga energjitë dhe përvojën e krijuar për tregun e punës.

Sipas Eurostat, Shqipëria ka të shkolluar me arsim të lartë vetëm 16.8 për qind të grup-moshës 30-34 vjeç, niveli më i ulët në Rajon.

Përqindjen më të lartë te të arsimuarve në këtë grup-moshë e ka Mali i Zi me 31%, më pas vjen Serbia me 27.2%, Maqedonia me 24.9 %, Turqia me 23.5% dhe Bosnja me 17.2%. Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2015.

Për rrjedhojë forca e punës në Shqipëri (popullsia në moshën 15-64 vjeç) është relativisht pak e arsimuar në krahasim me rajonin dhe vende të tjera në zhvillim dhe shumë më pak e arsimuar në raport me mesataren e Bashkimit Europian.

Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar, teksa në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Nga ana tjetër, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë, për shkak të plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Por pavarësisht kësaj situate, familjet shqiptare shpenzojnë shumë për t’u arsimuar në raport me vendet e tjera.

Shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,4% të buxhetit të familjeve gjithsej, kanë shënuar rritje prej 2,3 pikë përqindje krahasuar me 2015. Pesha e shpenzimeve për arsimin shënoi rekord më 2016 në krahasim me 1.7% që ishte një dekadë më parë./ZgjohuShqiptar.info

GRAFIKU: Përqindja e të shkolluarve me arsim të lartë.

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rinia shqiptare, më ‘analfabetja’ në rajon. Ja analiza dhe statistikat
Rinia shqiptare, më ‘analfabetja’ në rajon. Ja analiza dhe statistikat
https://3.bp.blogspot.com/-h159ERzeH3M/WqHZKx11lxI/AAAAAAAADbU/gbU0IVqQ0RIvifRmFI40uF0ZSuxWmA1MACLcBGAs/s640/rinia.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-h159ERzeH3M/WqHZKx11lxI/AAAAAAAADbU/gbU0IVqQ0RIvifRmFI40uF0ZSuxWmA1MACLcBGAs/s72-c/rinia.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rinia-shqiptare-me-analfabetja-ne-rajon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rinia-shqiptare-me-analfabetja-ne-rajon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy