Rishpiket restoranti më me ndikim në botë i shqiptarit Rexhep. Jonathan Gold shijon ndryshimin

Veprimi i parë për një vakt në Noma, Kopenhagen të Danimarkës, kalon si në një ëndërr: supë e pasur me kërmill deti, shoqëruar nga një shumëllojshmëri frutash deti ku 2 apo 3 prej tyre janë me shije të ëmbël dhe të tjera si midhje, koka karkalecash te ngrohtë ose të ftohtë të marinuar me erëza, të gjitha këto të vendosura në një guackë të vetme e të servirura në një pjatë të ashpër balte. Po ashtu gjejmë edhe peshkun troftë të gatuar me delikatesë e me një spërkatje kremi sipër.

Aty ti i shijon ushqimet në një mënyrë që nuk e kishe menduar më parë se do t’i shijoje.Gatimet e çuditshme të planktoneve pasi i shijon për herë të parë , nuk do doje të hiqje dorë prej tyre, njësoj si të jesh duke shijuar një gotë verë të mirë.

Kur gjithçka aty të duket më shumë si një xhelatinë, shoqëruar nga dredhka gjysmërrethore që i ke parë me mijëra herë në akuariume por kurrë nuk i ke konsideruar ushqime, ti i beson Rene Rexhepit, dhe stafit të kuzhinës së tij gjigande.

Ti fut lugën në atë masë. Është e ftohte dhe e rrëshqitshme, e mirëmarinuar me një finesë e cilësi që nuk do e kishit imagjinuar nëse nuk keni provuar pjata me kandil deti në Kinë e Kore. Dredhkat në fund të krijesës së gatuar ngjajnë më shumë si alga deti,sesa si organe të asaj krijese. Je pothuajse i zhgënjyer kur një gatim tregon se kandili i detit shkon me lëng të trashë kallamari, që kuzhina ka dështuar në gjetjen e kësaj mënyre për t’a bërë kandilin e detit më të pëlqyeshëm. Dhe përsëri ti je i gëzuar që dikush nga skuadra jote ishte mjaftueshëm i guximshëm, për t’a ngrënë njërin prej tyre me mënyrën e vjetër të gatimit.

Kritikat e Goldit

Kishte momente kur udhëtimi në Kopenhagen javën e fundit ngjante si një shëtitje në një burg rrethor, në sensin që gjithkush që ndeshja, që nga agjenti i shitjeve në aeroport, e deri tek baristi që më bënte ekspresin më mëngjes e dinte arsyen pse isha në Danimarkë. Dhe kishin të dy arsye konfliktuale për këtë. Nëse pi në bare ku shërbehet verë, midhje apo bare me ushqime të lehta ku shërbehet gjuhë merlucësh apo lulelakër, Kopenhageni do të duket si një qytet vërtet i vogël.

Nëse je në Kopenhagen për të ngrënë në Noma, i cili është si të thuash një zhytje në kuzhinën e Nordikut, itinerari yt është drejtësisht i kufizuar për t’u filluar. Askujt nuk i ndodh, që vetëm të hajë në Noma, sidomos pas disa javësh udhëtim. Shanset për të ngrënë në restorantin e konsideruar si më të mirin në botë, shpesh e bën Poëerballin që është lotaria më e madhe në botë, të duket si diçka e sigurtë. Ke fluturuar në Danimarkë në mesdimri për të ngrënë ushqimet e reklamuara në instagramin e Redzepit, që duken si krijesa që janë ende gjallë që nga Lufta e Parë Botërore.

Pronari i restorantit ku keni drekuar mund të të bëjë të shijosh pjatën më të mirë të makaronave që ke ngrënë që nga udhëtimi i fundit në Itali, buzëqesh lehtësisht. Ai e di që nuk keni ardhur nga gjithë ajo rrugë për të parë atë. Disa orë më vonë, pasi shoferi i taksisë të lë në mes të diçkaje që duket si një fushë e vetmuar, ti drejtohesh drejt disa shtëpive. E pastaj në një dhomë, në nje pozicion nga ku mund të shohësh një liqen të vogël. Kuzhinierët dhe stafi kanë punuar për javë të tëra në çdo pjesë të restorantit, e ndihen po aq krenarë për punën e bërë aty, po aq sa ndihen për kuzhinën.

Rexhepi shfaqet në tavolinën tënde “Ti mund të shohësh një dhelpër sonte këtu” thotë ai duke u shfaqur në tavolinën e ndriçuar nga dritaret e restorantit. “Ato kënaqen nga patat që dalin në breg. Jemi 1 apo 2 kilometra larg qendrës së Kopenhagenit, por kjo është natyrë e egër”.

Noma, ashtu siç me siguri keni dëgjuar , është restoranti i Kopenhagenit, konsideruar nga shumë njerëz, përfshirë dhe mua, si restoranti më me ndikim në botë, vendi ku lokalizmi, ndjeshmëria, shkenca bashkohen në një , duke shtuar edhe sensin e të rrëfyerit që ka Rexhepi. Ringjallja në ushqimet e fermentuara nisi këtu, ku ka tendencë të inkorporohen ushqime të rritura në kushte shtëpie në një kuzhinë të tillë gjigande. Noma origjinale pati një udhëtim që nga viti 2003 deri vitin e kaluar, dhe pa si mision ringjalljen e kuzhinës Nordike, duke përdorur vetëm përbërës nga vendet nordike dhe teknika që Redzepi i kishtë mësuar duke punuar në Francë etj.

Një website i 50 më të mirëve në botë, e ka cilësuar si restorantin më të mirë në botë 4 herë. Ashtu si askush në botë deri tani, Rexhepi mban titullin “shef”.

Por Rexhepi është pothuajse maniak për nevojën e ringjalljes. MAD, konferenca e tij ekziston vetëm për t’ju përgjigjur pyetjes “Si duhet të jetë një shef?”. Ka disa udhëtime sezonale që i organizohen stafit të tij duke i çuar në Tokyo, Sidney, Tulum, Mexico për të njohur kultura, e duket si një kërkim i vetvetes. Pra, mund të dallosh se Redzepi është lodhur paksa nga ushqimet e detit, trëndafilat e fermentuar, karrotat e tejngrira, që tanimë janë bërë ndërkombëtare.

A është ai i lumtur në ndërtesën e re, të çliruar tanimë nga pritshmëritë e vjetra? Duket se po, të paktën . Një xhiro në ushqimet klasike të detit përfshin një sofër me moluqe, një gocë deti gjigande shërbyer në guaskë, fara të qëruara kungujsh, dhe një tufë kastravecash deti të tharë.

Midhjet e gatuara me erëza, ishin më të dukshme e të përdorura 50 vjet përpara. Ishte një tas i sjellë nga stafi mbushur me kërminj të vegjël, një kokë e pjekur merluci, boçe pishe të karamelizuara, para një keku me planktonte jeshile të gjalla.

Përshkrimet e adhurieshme të shijeve të lëngut të kokës së një karkaleci, aroma e kremit, cilësia e mishit krah syve të merlucit, shija e mrekullueshme e petaleve të thara të trëndafilit- këto nuk kanë sens diku tjetër, përveçse këtu./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rishpiket restoranti më me ndikim në botë i shqiptarit Rexhep. Jonathan Gold shijon ndryshimin
Rishpiket restoranti më me ndikim në botë i shqiptarit Rexhep. Jonathan Gold shijon ndryshimin
Rishpiket restoranti më me ndikim në botë i shqiptarit Rexhep. Jonathan Gold shijon ndryshimin
https://3.bp.blogspot.com/-Vo9bgsjEHIw/WqGxZnAfMGI/AAAAAAAAUTE/4Vut1wpq9r0ua-E1cizzRMpReL3I0ueOwCLcBGAs/s320/rene-780x439-1-696x392%2B%25281%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Vo9bgsjEHIw/WqGxZnAfMGI/AAAAAAAAUTE/4Vut1wpq9r0ua-E1cizzRMpReL3I0ueOwCLcBGAs/s72-c/rene-780x439-1-696x392%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rishpiket-restoranti-me-me-ndikim-ne_8.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rishpiket-restoranti-me-me-ndikim-ne_8.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy