Rojet e shkollave, Kol Nikollaj: Punojnë pa kontratë, nuk iu njihen kontributet shoqërore

Rojet e shkollës janë personat që kujdesen për të garantuar për sigurinë në shkolla. Por edhe pse ruajnë institucionet e arsimit publik, ata paguhen privatisht nga bordi i shkollës dhe kontributet që japin nxënësit.

Ndonëse rojet e shkollave nuk pranojnë të flasin para kamerave, ata pohojnë faktin se pagesat e tyre kryhen me kontributet e nxënësve. Pagat që variojnë nga 180 deri 200 mijë lekë të vjetra, ju shpërndahen çdo muaj sipas dakordësisë me drejtorinë e shkollës. Ndërsa ka mes tyre që pohojnë se qëndrojnë në punë edhe më shumë sesa 1 turn.

“Kemi 1 roje tek shkolla. Paguajmë kontribute, japim 1000 lekë nëse jemi vetëm 1 fëmijë në shkollë, ndërsa kur janë 2 fëmijë paguajnë nga 500 lekë”, shprehet një nxënës.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj shprehet se një situatë e tillë shtrihet në të gjitha shkollat e vendit. Për “News 24”, Nikollaj rendit disa nga shkeljet e Kodit të Punës në punësimin e rojeve të shkollave.

“Në bazë të Kodit të Punës çdo punonjës duhet të punojë 5 ditë nga 8 orë, ndërsa këtu punohet 7 ditë nga 12 deri 24 orë. Paga minimale është 240 mijë lekë të vjetra, ndërsa asnjë nga rojet e shkollave nuk paguhet mbi 200 mijë lekë. Minimalisht çdo roje duhet të ketë një kontratë me punëdhënësin. Një tjetër problem për rojet e shkollave mbeten edhe kushtet e punës”, shprehet Kol Nikollaj.

Në muajin shkurt të këtij viti kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cilësuan një prioritet sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Një projekt pilot pritet të nisë fillimisht në 15 gjimnaze të Tiranës për të zbatuar nismën “Oficerët e sigurisë në shkolla”, që konsiston në punësimin e vajzave dhe djemve të trajnuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatave jonormale në shkolla. Po deri atëherë siguria nëpër shkolla është e varur nga rojet e punësuar nga vetë shkollat pa kontrate pune. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8358,Camëri,113,Editorial,1823,Ekonomi,448,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1360,Iliridë,259,Kosovë,2467,Kulture,661,Luginë,51,Moti,2,Politik,1818,Reportazh,164,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,518,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rojet e shkollave, Kol Nikollaj: Punojnë pa kontratë, nuk iu njihen kontributet shoqërore
Rojet e shkollave, Kol Nikollaj: Punojnë pa kontratë, nuk iu njihen kontributet shoqërore
https://4.bp.blogspot.com/-sLQd8RUuQJE/WqOdso3hhuI/AAAAAAAADgM/nL_zD44_cucsbrbwed8JmE-jVbaYeHPhQCLcBGAs/s640/hgf-696x392.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-sLQd8RUuQJE/WqOdso3hhuI/AAAAAAAADgM/nL_zD44_cucsbrbwed8JmE-jVbaYeHPhQCLcBGAs/s72-c/hgf-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rojet-e-shkollave-kol-nikollaj-punojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rojet-e-shkollave-kol-nikollaj-punojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy