Rrezikohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi

, Rrezikohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi

Këshilli Kombëtar Serb në Mal të Zi, do të nisë një nismë ndaj Qeverisë së Malit të Zi, për të kërkuar tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.
Presidenti i këtij Këshilli, Momçilo Vuksanoviç, ka thënë se kërkesa ndaj qeverisë malazeze, do të jetë vendimi që qytetarët e këtij shteti, të deklarohen nëpërmjet referendumit, se a dëshirojnë njohje të Kosovës shtet, apo jo, transmeton “Insajderi”.
Madje, ai është shprehur i bindur se vendimi për njohjen e Kosovës, ka qenë kundër vullnetit të 85% të qytetarëve të Malit të Zi, pasi që sipas tij, ky është numri i tyre që nuk e duan Kosovën shtet.
Vuksanovic beson se nuk ka dëshmi më të mirë se vendimi është i paligjshëm, përshkak se sipas tij përve që nuk ka pasur vullnet të matjes së mendimit të qytetarëve, vendimi për njohje ka qenë tërësisht individual dhe për interesa të krerëve të Malit të Zi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button