Sa vota duhen në Këshill dhe Parlament Evropian që Kosovës t’i hiqen vizat

Kosovës mund t’i hiqen vizat brenda një periudhe 3-6 muaj pas votimit të marrëveshjes për shënimit e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila të mërkurën kaloi në Kuvend me 80 vota për, dhe 11 kundër.

Ndonëse për një gjë të tillë nuk ka afate strikte, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha për lajmi.net ka thënë se në bazë të përvojës që kanë pasur vendet e rajonit, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën ‘schengen’, brenda një periudhe 3-6 muaj.

“Procedura mund të zgjasë 3 deri në 6 muaj bazuar ne përvojat e vendeve tjera sepse nuk ka afate strikte për këtë çështje”, ka thënë Hoxha, duke sqaruar edhe procedurat deri të vendimi për heqjen e vizave.

Por cilat janë procedurat nga institucionet e BE-së, për të marrë vendimin për heqje të vizave

Pasi Komisioni Evropian(KE), të bëjë vlerësimin për zbatimin e kushteve për heqje të vizave, Parlamenti Evropian mandatohet nga Komisioni parlamentar kompetent dhe Këshilli miraton pozicionin negociues që i hap rrugë Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, ku dakordohet për përmbajtjen e tekstit i cili më pas hidhet në votim.

Votimi në Këshill do të jetë bazuar në shumicë e dyfishtë – apo me fjalë tjera duhet të votojnë 16 vende anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së. Ndërsa në seancën plenare të Parlamentit Evropian, votimi do të behët me shumicë te thjesht në leximin e parë dhe në lexim të dytë me shumicë absolute.

Pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, Bashkimi Evropian ka përshëndetur këtë veprim, duke shtuar se Kosova ka bërë një hap të madh drejtë liberalizmit të vizave.

Por, ata kanë kujtuar kushtin e dytë që duhet plotësuar nga Kosova, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, ministrja Hoxha ka thënë se është arritur sukses edhe në këtë fushë, por që ky kriter duhet të plotësohet në vazhdimësi.

“Konsideroj se institucionet e drejtësisë kanë bërë një punë të mirë e cila do të vlerësohet nga vetë Komisioni Evropian. Komisioni Evropian është i informuar në detaje për çdo zhvillim në kuadër të përmbushjes së këtij kriteri. Për këtë çështje, presim vlerësim pozitiv, kur dihet se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është proces i vazhdueshëm dhe nuk është i varur nga afatet”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Kuvendi i Kosovës pas më shumë se dy vite vonesë kur është arritur marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, më 26 gusht 2015, të mërkurën ka arritur të ratifikojë këtë marrëveshje me 80 vota për dhe 11 kundër.

Ratifikim i saj u bë i mundur pas marrëveshje se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ati të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për rishikim të çështjeve të kontestuara. Kjo marrëveshje bëri që edhe AAK e Nisma të cilat së bashku me Vetëvendosjen e kundërshtonin, ta votojnë atë. Ndërsa që Lëvizja Vetëvendosje dhe 12 ish-deputetët e saj tash si grup i pavarur parlamentar kanë votuar kundër./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sa vota duhen në Këshill dhe Parlament Evropian që Kosovës t’i hiqen vizat
Sa vota duhen në Këshill dhe Parlament Evropian që Kosovës t’i hiqen vizat
https://4.bp.blogspot.com/-NULoN1UJLcs/WrRHq29bu8I/AAAAAAAAE5M/ZuYcUvXGy5o41fKcejddRRWdT-IxsV7AACLcBGAs/s640/evropa-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-NULoN1UJLcs/WrRHq29bu8I/AAAAAAAAE5M/ZuYcUvXGy5o41fKcejddRRWdT-IxsV7AACLcBGAs/s72-c/evropa-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-vota-duhen-ne-keshill-dhe-parlament.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-vota-duhen-ne-keshill-dhe-parlament.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy