Shkatërrohet pasuria ujore, lumi i Fanit “pre” e Turqisë

Ndërtimi i HEC-ve në pjesën më të madhe të lumenjve të Shqipërisë është një nga “sulmet” më të egra që po i behën natyrës dhe ekosistemit. Pas Valbonës, ka edhe zona të tjera të cilat po shfrytëzon për të ngritur HEC-e të reja.

Tashmë banorët e zonës së ish-komunës Shishtavec dhe Topojan në Kukës, kërkojnë që të anulohen ndërtimi i tyre, pasi shprehen se kjo është pasuria e vetme e asaj zone. Edhe pse kanë zhvilluar një sërë protestash, ende nuk ka patur ndonjë reagim nga përgjegjësit dhe dhënësit e lejeve.

Paralel me investimet e Stakraft në HEC-et e lumit Devoll, me Banjën dhe Moglicën, në Veri të vendit, kompania turke Ayen Energy ndërtoi dhe vuri në punë vitin e kaluar HEC Fangun me kapacitet 74,6 MW.

Ky është HEC-i me kapacitetin më të madh të prodhimit i vënë në punë nga një kompani private, duke tejkaluar edhe kapacitetin e HEC-eve të Banjës dhe Ashtës. HEC-i i Fangut për nga kapaciteti i prodhimit renditet i katërti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët janë në pronësi shtetërore.

Ky është HEC i dytë në vend i ndërtuar nga kompania turke Ayen pas atij të Peshqeshit me kapacitet 23 MË, i cili nisi prodhimin pak vite më parë. Në vitin 2017, Ayen ishte prodhuesi më i madh privat i energjisë me kapacitet të instaluar 102.5 MË.

Ayen As Energy nisi aktivitetin në vendin tonë në vitin 2012 për realizimin e projekteve të HEC-eve me koncesion në lumin e Fanit në Veri të vendit me HEC-et Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangu, të cilët gjithsej kanë kapacitet të instaluar gjithsej 109.71 MW.

“Projekti i HEC-eve në lumin Fan ka krijuar një digë mes shkëmbinjve dhe 12 kilometra tunel energjie si investime për HEC-in e Peshqeshit. Ndërsa HEC-i Ura e Fanit dhe Fangu kanë 75.71 MË, së bashku, trupi i digës ka 92 metra lartësi dhe uji kalon në 10 kilometra tunel. Energjia e prodhuar nga këto HEC-e zë 7.8% të nevojave në konsumin e energjisë elektrike në vend”-shkruan Monitor.

Entit Rregullator të Energjisë në korrik të vitit të kaluar miratoi modifikimin e licencës së shoqërisë “Ayen As Energy”. Shoqëria AYEN u licencua në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në HEC-et Gojan, Gjegjan, Peshqesh dhe Fangu me fuqi totale të instaluar 110.54 MË, me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE.

Numri i hidrocentraleve që prodhojnë energji vitin e kaluar arriti në 152, nga 146 që ishin më 2017, duke përshirë edhe HEC-et në pronësi të KESH dhe ato të zotëruara nga privatët.

Këtë vit pritet të mbyllen punimet në HEC-in e Moglicës në Devoll, i cili do të ketë kapacitet të instaluar prej 172 MË dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 GËh. Teksa HEC-i i Banjës ka kapacitet vetëm 70 MË, sipas burimeve zyrtare të kompanisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shkatërrohet pasuria ujore, lumi i Fanit “pre” e Turqisë
Shkatërrohet pasuria ujore, lumi i Fanit “pre” e Turqisë
https://4.bp.blogspot.com/-jRWKCuP4uQ8/WrHDEAI7b3I/AAAAAAAAEwg/bnSa9_whmk42eKg7LPbRAFEnIIryexTlACLcBGAs/s640/hec-lume-800x445.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-jRWKCuP4uQ8/WrHDEAI7b3I/AAAAAAAAEwg/bnSa9_whmk42eKg7LPbRAFEnIIryexTlACLcBGAs/s72-c/hec-lume-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shkaterrohet-pasuria-ujore-lumi-i-fanit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shkaterrohet-pasuria-ujore-lumi-i-fanit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy