Shkencëtarja vjen në Shqipëri, sepse ka gjetur bimën shëruese te sëmundjes më të përhapur!

Përhapja shumë e shpejtë e “mikrobeve vrasës”, të cilët janë rezistentë ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve të zakonshëm, ka rënë një këmbanë alarmi mes shkencëtarëve. Nën këtë rrezik, mjekësia moderne po kërkon inovacion dhe kura alternative për infeksionet agresive.

Një nga hulumtuesit që po kërkojnë zgjidhje të tjera ndaj terapisë me antibiotikë, Dr. Cassandra Quave, ka një detyrë specifike, të krijojë receta dhe doza për bimët mjekësore tradicionale.

“Jemi në mes të një ndryshimi të madh drejtimi dhe na duhet të mendojmë në mënyrë jo të zakontë, pasi po humbasim luftën ndaj një prej patogjenëve më të këqij dhe ka gjithnjë e më tepër organizma rezistentë”, shprehet doktoresha, e cila punon në Universitetin prestigjioz të Emory në Atlanta.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është shndërruar në një rrezik global dhe çdo vit vdesin rreth 700 mijë njerëz në të gjithë botën nga mikrobe rezistente. Deri në vitin 2050, kjo shifër mund të rritet në 10 milionë viktima në vit.

Sipas biologes dhe etnobotanistes, nuk ekziston një ilaç mrekullibërës që zëvendëson antibiotikët, por ka një varietet me mënyra për trajtim.

këtë arsye, shkencëtarja 39-vjeçare kalon pjesën më të madhe të kohës në fushat e Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Amerikës Latine. Atje, ajo mbledh bimë me veti shëruese dhe flet me banorët vendas mbi përdorimin e substancave të bimëve.

Ajo ka marrë me vete rreth 500 specie të ndryshme në Atlanta, ku po i ekzaminon. Një nga këto bimë është edhe manaferra mesdhetare, rrënjët e së cilës eliminojnë mekanizmin mbrojtës të baktereve, pra aftësinë e tyre për të krijuar një mburojë të quajtur biofilm.

Megjithatë kërkimi mbi bimët mjekësore është ende në hapat e tij të parë. Ndërsa faza pasardhëse parashikon studimet paraklinike, e cila është një nga më të kushtueshmet.

“Kjo fazë është aq e vështirë sa shumë shkencëtarë e quajnë Lugina e Vdekjes, vendi ku mjekimet e palindura vdesin”, thotë Dr. Quave, duke shtuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.

Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve, etj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8417,Camëri,113,Editorial,1845,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2483,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,169,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shkencëtarja vjen në Shqipëri, sepse ka gjetur bimën shëruese te sëmundjes më të përhapur!
Shkencëtarja vjen në Shqipëri, sepse ka gjetur bimën shëruese te sëmundjes më të përhapur!
Shkencëtarja vjen në Shqipëri, sepse ka gjetur bimën shëruese te sëmundjens më të përhapur!
https://4.bp.blogspot.com/-uozYX_IbMps/WrMxzWIOomI/AAAAAAAAE2Q/5PgM4oeYHTIvTZubdpB_32CrXt57jSPEgCLcBGAs/s640/kasandra-e1515840827824-640x356.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-uozYX_IbMps/WrMxzWIOomI/AAAAAAAAE2Q/5PgM4oeYHTIvTZubdpB_32CrXt57jSPEgCLcBGAs/s72-c/kasandra-e1515840827824-640x356.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shkencetarja-vjen-ne-shqiperi-sepse-ka.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shkencetarja-vjen-ne-shqiperi-sepse-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy