Shqipëria, nën survejim

Shqipëria është zyrtarisht nën survejim. Biznesi i tregtimit të sistemeve të sigurisë kamera, por jo vetëm, raporton rritje të shitjeve.

Një pjesë e tyre gjykojnë se kjo kërkesë ka ardhur edhe si efekt i perceptimit që ka biznesi dhe individët për kriminalitetin në rritje, ndërkohë që ligji i ri “Për masat shtesë të sigurisë” ka rolin kryesor. Po kështu ka rritje të punëdhënësve që monitorojnë punonjësit në sektorin fason, në call center, ku pagesa bëhet me orë apo edhe vendosja e GPS që po nxitet nga lulëzimi i biznesit të makinave me qira.

Nga Nertila Maho

“Ky ambient survejohet me kamera”. Kjo është një fjali që mund ta keni hasur shpesh në dyer supermarketesh, mure bankash por pse jo edhe në vila private.

Bizneset, por edhe individët po shtojnë gjithnjë e më shumë masat për sigurinë. Kriminaliteti dhe ligji “Për masat shtesë të sigurisë”, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti detyronte bizneset të instalonin sisteme sigurie. Kjo ka rritur interesin për sisteme me kamera.

E ndërsa një kontingjent forcohet me ligj për të bërë instalimin e sistemeve të sigurisë, për shkak të natyrës që ka biznesi i tyre, ka edhe nga ata që këtë e kanë bërë dhe e bëjnë vullnetarisht. Kjo më së shumti lidhet me ngjarje grabitjesh që janë bërë kryetituj në media, çka detyron biznesin që të kërkojë masa shtesë.

Disa nga operatorët e tregut të shitjes me pakicë konfirmuan se transaksionet kanë pasur një trend rritje të lehtë por të qëndrueshëm. Zakonisht, rritje më e madhe vihet re kur në publik nisin të qarkullojnë lajme grabitjesh dhe kronike të zezë, me sekuenca të përsëritura në banka, argjendari apo edhe më. Por tani, përveç pjesës që investojnë në sisteme vullnetarisht, sepse ndihen më të sigurt, është edhe grupi i atyre që i detyron ligji.

“Ka një rritje të kërkesës nga ligji i ri, por modeste, kryesisht ajo vjen nga rritja e kriminalitetit sidomos vjedhjeve dhe komoditetit që u jep sistemi i monitorimit me kamera biznesmenëve për të kontrolluar punonjësit dhe ambientet ku kryejnë aktivitet tregtar”, – shprehet Arben Vrakaj, nga kompania Diagnostica AL. Por një rritje më të madhe të kërkesës raporton Nertil Lilo, nga kompania Elektrosek.

“Fundi i vitit 2017 pati rritje të konsiderueshme të kërkesës për të instaluar sisteme sigurie me kamera. Gjithashtu dhe 2018-a ka filluar me një rritje të jashtëzakonshme nga biznese të ndryshme për të instaluar kamera, si në tregun e shumicës edhe në atë të pakicës ka kërkesë të lartë për blerje. Qytetet kryesore dhe që kanë kërkesë të lartë blerje nga ajo që konstatojmë ne janë: Tirana, Korça, Shkodra, Durrësi, Vlora, Saranda”, – shprehet Lilo.

Bizneset, interes gjithmonë e më të lartë për të monitoruar punonjësit

Kompanitë që sjellin dhe instalojnë sisteme monitorimi dhe survejimi raportojnë se subjektet që kanë numër të madh punonjësish po shprehin gjithmonë e më shumë interes për të instaluar sisteme monitorimi.

“Tek kompanitë fason na ka qëlluar që së fundmi të instalojmë disa sisteme, që kanë në bazë njohjen e fytyrës, pra identifikimi bëhet përmes këtij mekanizmi. Më herët kërkesa ishte që kjo të bëhej përmes shënjimit me gisht, por puna që kanë në sektorin fason u krijon herë pas here probleme me duart apo gishtat dhe mund të mos e bëjë sistemin plotësisht funksional. Ndaj kanë kaluar tek njohja e fytyrës”, – u shpreh agjenti i një kompanie të vendosur pranë zonës së“Vasil Shantos” në Tiranë.

Interes të veçantë kanë pasur edhe kompanitë që punonjësit i paguajnë me orë, kryesisht Call Center. Një tjetër sistem për të cilin ka rritje është ai i gjurmimit të automjeteve. “Sistemet GPS për gjurmimin e automjeteve janë të kërkuar. Viteve të fundit, rritja ka ardhur si efekt i kompanive të makinave me qira. Kompanitë që kanë një numër të madh automjetesh janë një klient potencial në këtë fushë. Tek individët, kërkesa për vendosje GPS është në një nivel më të ulët”, – nënvizon Nertil Lilo.

Një grup i veçantë që kërkon sisteme të mira është ai i supermarketeve, të cilët nuk duan që të kenë konflikte me klientët në rastet kur këta të fundit shfaqin pretendime për kartëmonedhat e përdorura për blerje. Nxjerrja e filmimeve e zgjidh çështjen në mënyrë transparente për të dyja palët.

Individët, në merak për shtëpitë e dyta, por jo vetëm

Operatorët e tregut konfirmojnë se ka kërkesë për të instaluar sisteme monitorimi edhe në shtëpi, kryesisht ato të dyta në plazh, mal ose fshat. Vilat luksoze janë një tjetër grup që kërkon instalimin e pajisjeve, por edhe shtëpitë e para nuk është se lihen pas dore. Duke qenë se teknologjia ka mundësuar monitorimin e gjithçkaje nga celulari, instalohen pikërisht këto lloj sistemesh. “Në rastet e banesave e apartamenteve operojmë më shumë me instalimet e sistemeve të alarmit që monitorohen nga individët nëpërmjet telefonit.

Po kështu, ka edhe disa zgjidhje “smart” (të zgjuara) me sistem kamerash inteligjente që vendosen tek dera e apartamentit (tek syri magjik) dhe monitorohen nga smartphone. Në rastet e vilave ka kërkesë të lartë për pajisje me sistem kamerash në perimetrin e jashtëm të objekteve”, – konfirmojnë operatorët.

Sa kushton “përgjimi”, kostot sipas llojit

Një sistem sigurie nuk ka një kosto fikse. Ka të bëjë shumë me specifikat dhe integrimi që ka ai në vetvete.

Për një biznes të vogël, kostoja më e lirë në treg për një sistem nis nga 25 mijë lekë, ndërsa për një biznes të madh, dyshemeja është 100 mijë duke, u rritur sipas kërkesave. Gjithsesi, për sistemet që imponon ligji i ri, kërkesa është që ato të jenë të avancuara dhe të ruajnë filmimet të paktën dy muaj.

“Duke u bazuar në ligjin e masave shtesë të sigurisë, problem kryesor në zgjedhjen e një sistemi është koha e regjistrimit, që është 2 muaj. Kjo mund të zgjidhet në mënyra të ndryshme, por ne vetë, nëpërmjet trajnimeve dhe për rishitësit, kemi sugjeruar që të instalohen sisteme të teknologjisë H265+, që ka një kompresim të lartë figure dhe kursen hapësirën e regjistrimit”, – konfirmon Nertil Lilo nga Elektrosek.

Shifrat zyrtare nga Policia e Shtetit për bizneset

Ministria e Brendshme dhe organet e saj të varësisë janë institucionet direkte të zbatimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë”. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, raportoi se janë ngritur Komisionet e Vlerësimit të Masave shtesë të sigurisë në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë.

“Nga ana e strukturave të policisë janë përgatitur 3541 relacione për identifikimin e subjekteve, veprimtaria e të cilave rezulton si burim rreziku i shtuar, për gjendjen e rrezikut dhe nivelin e masave shtesë të sigurisë. Komisionet e Vlerësimit të Riskut të ngritura në DVP kanë marrë 2694 vendime.

Komisariatet e Policisë u kanë bërë njoftim zyrtar 2433 subjekteve, për vendimet që janë marrë nga Komisionet e Vlerësimit të Riskut të ngritura në DVP në zbatim të ligjit”, – tha Altin Qato, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike.

Pavarësisht se afatet janë ezauruar dhe Policia ka bërë njoftimet e saj se cilat janë subjektet që kanë detyrimin për të marrë masa shtesë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë reaguar. Janë 279 subjekte që kanë bërë njoftimin pranë komisariateve të policisë, në lidhje me masat që kanë marrë në zbatim të vendimeve që janë dhënë nga Komisionet e Vlerësimit të Riskut e nga këto janë lëshuar vetëm 5 vërtetime sigurie nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës për subjekte që kanë përmbushur detyrimet, deri në fund të muajit janar. Përmes këtij vërtetimi, subjekti shmang masat administrative në rastet kur ka kontrolle periodike nga policia, për të verifikuar zbatimin e ligjit.

Bizneset që nuk instalojnë sistemet e sigurisë gjobiten

Ligji në fuqi parashikon se cili nga grupet e biznesit ka detyrën e marrjes së masave shtesë të sigurisë, që nuk lidhet në fakt vetëm me vendosjen e një kamere.

Kategoritë që detyrohen të marrin masa shtesë janë disa ku, së pari, subjektet që kanë selinë e mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë.

Së dyti, të gjithë ato që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues, të cilët, në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur.

Së treti, subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 – 06:00.

Së katërti, subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë.

Së pesti, subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit.

Së gjashti, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar dhe në fund subjektet që kryejnë veprimtari të transportit publik për udhëtarët, nxënësit, studentët, si dhe transport të vlerave monetare dhe të mallrave të rrezikshme. Masat, sipas grupit ku kategorizohet, biznesi që ka detyrimin, nisin nga 5 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.

Por, duke qenë se gjobat janë dukshëm më të ulëta sesa do të ishte kostoja e instalimit të një sistemi, bizneset mund të jenë të gatshme të paguajnë këtë të fundit më parë. Ligji nuk detajon se çfarë ndodh pas masës administrative të parë dhe nëse, edhe pas saj, nuk vendoset sistemi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria, nën survejim
Shqipëria, nën survejim
https://4.bp.blogspot.com/-SE5gR1TT-CA/Wq8hkLggWWI/AAAAAAAAEak/BQf4bEtA6igtG4Po5x__z-zVZ70_xOs8ACLcBGAs/s640/responding-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SE5gR1TT-CA/Wq8hkLggWWI/AAAAAAAAEak/BQf4bEtA6igtG4Po5x__z-zVZ70_xOs8ACLcBGAs/s72-c/responding-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-nen-survejim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-nen-survejim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy