"Shqipëria, toka e thesarëve të trafikuar"

Nga: Marin Mema - Shqipëria është vendi i thesarëve edhe pse për fat të keq pas viteve 90 në masë dërrmuese ato kanë rënë pre e trafikantëve të ndryshëm. Është i pallogaritshëm dëmi i shkaktuar nga ky trafik që ka “zbathur” arkeologjinë nga vlera të mëdha. Sigurisht një pjesë e tyre nuk është çudi t’i gjesh jo thjesht në muzeumet botërore apo koleksione personale pasanikësh të huaj, por edhe në shtëpitë e mjaft figurave publike, politikanë apo jo në Shqipëri.


Jane rreth 50 thesare monedhash që përbëjnë pasurinë e arkeologjisë shqiptare, e që i përkasin periudhave nga shekulli i V para erës sonë e më pas. Thesari i Kreshpanit, ai i Shalsit në luginën e Shkumbinit apo i Lleshanit gjetur rreth 8 kilometra nga Elbasani kanë secili veçantinë e tij. Për shembull ky i fundit përbëhej nga 2768 monedha prej bronzi dhe shumë pak prej argjendi. Pjesa më e madhe e tyre i përket punishteve të Dyrrahut dhe përfaqëson periudha të ndryshme historike. Ka monedha të vitit 168 para erës sonë me kokën e Aleksandrit të madh apo babait të tij Filipit të II, ka të tilla të shekullit të tretë para erës sonë që i përkasin Apollonisë e po kështu edhe Orikut. Thesari përbëhet nga një shumëllojshmëri monedhash nga ato të Ilirisë jugore e deri në Thesali e Traki.

Një tjetër thesar mjaft me vlerë është ai i gjetur në vendin e quajtur “Hija e Korbit”. 618 monedhat e zbuluara në këtë sit arkeologjik jo larg Maliqit në vitin 1982 tërhoqën pas rënies së sistemit komunist një numër të pafundëm abuzuesish që e shkatërruan thuajse plotësisht këtë hapsirë. Gërrmimet ilegale u bënë aq hapur, sa në to u përdorën edhe mjete të rënda siç ishin ekskavatorët.

Thesari i Hollmit i zbuluar në Kolonjë me 394 statere të Eginës me datim në shekullin e V para erës sonë, përbën një tjetër vlerë që nuk është pasuar nga kërkime të tjera të specializuara. Një pjesë e madhe e thesarit gjendet në Institutin Arkeologjik, por monedha të tilla qarkullojnë ende në të gjithë atë zonë. Pra me to abuzimi dhe trafiku vazhdon. Kërkimet kanë mbetur në vendnumëro edhe në sitet ku janë zbuluar thesari i Cakranit jo larg Fierit, ai i qytetit ilir të Dimalit apo ai i Hoxharës shumë afër Apollonisë. Thesare të tjera ka dhënë edhe Bylisi, apo Gjonmi pak kilometra nga Elbasani. Këto janë vetëm disa ndër thesarët që administrohen nga strukturat përkatëse, rezultat i kërkimeve e një serioziteti të jashtëzakonshëm që lidhej dikur me arkeologjinë.

Pra, ajo që mund të thuhet me siguri është se Shqipëria ka një nëntokë shumë të pasur, fryt kjo i një kulture të lashtë, që sot për fat të keq jo vetëm po anashkalohet, por edhe po masakrohet. Ka mëse 27 vjet që trafikimi i objekteve arkeologjike është bërë mëse normal në këtë vend. Ajo ç’ka është e pafalshme lidhet me faktin se ka ende shumë të tilla që qarkullojnë ndër duar trafikantësh e që sot zbukurojnë shtëpitë e shumë prej figurave të njohura të politikës shqiptare.

Mjafton një rrugëtim i thjeshtë në shumë prej siteve arkeologjike për të gjetur njerëz të ndryshëm të cilët bëjnë kërkime të paautorizuara me pajisje profesionale. Pikërisht kjo është arsyeja që prej mëse dy dekadash më shumë objekte përfundojnë të trafikuara sesa në vitrinat e muzeumeve shqiptare. /Blitz.al/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Shqipëria, toka e thesarëve të trafikuar"
"Shqipëria, toka e thesarëve të trafikuar"
https://2.bp.blogspot.com/-ncYsf6o0zbk/Wqgq_8hYVKI/AAAAAAAAUwc/D6eOFCOxs5UqfFOFKw4HCtfIgp_hnLFXwCLcBGAs/s640/a4-1-e1520675587433-680x365_c.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ncYsf6o0zbk/Wqgq_8hYVKI/AAAAAAAAUwc/D6eOFCOxs5UqfFOFKw4HCtfIgp_hnLFXwCLcBGAs/s72-c/a4-1-e1520675587433-680x365_c.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-toka-e-thesareve-te-trafikuar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-toka-e-thesareve-te-trafikuar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy