Shqiptarëve u duhen më shumë Talat Xhafera

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më në fund i ka thënë po ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku përfshihet edhe gjuha shqipe. Një lajm i mirë për shqiptarët në Maqedoni por edhe për ata kudo që janë. Politikanët mbarë shqiptarë dhe politikat që ata drejtojnë nuk kanë qenë gjithmonë në favor të qytetarëve. Votimi i ligjit për gjuhën shqipe bëri diferencën e gjendjes së shqiptarëve në përgjithësi.

Tensionet e mëdha nën të cilat u votua ligji në fjalë, dëshmojnë edhe njëherë urrejtjen ultranacinaliste të sllavëve dhe Maqedonasve ndaj shqiptarëve. Por, pavarësisht këtyre tensioneve ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare mori dritën e gjelbër. 14 marsi do të mbetet si datë historike për shqiptarët, njësoj si data kur u mbajt Kongresi i Manastirit dhe u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe.

Vendit ku lindi alfabeti i gjuhës shqipe, tashmë i njihet përdorimi i gjuhës edhe zyrtarisht.

Nga kjo ditë e shënuar, do të kujtohet edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili arriti t`i bëj ballë presionit të ish Kryeministrit të Maqedonisë dhe “ultranacionalistit” Nikolla Gruevski, që në vazhdimësi i kërkonte që ta ndërpriste seancën.

Gruevski doli te foltorja, duke provuar që ta pengojë votimin. Ai ka ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos eskaluar situata.

Por, Xhaferi, nuk ra në provokimin e Gruevskit duke dëshmuar kështu urtësinë dhe mençurinë, mbi të gjitha vendosmërinë që ligji për gjuhet të miratohet pavarësisht rrethanave.

Veprimet e z. Talat Xhaferi, na e kujtojnë Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili nuk iu dorëzua asnjëherë presioneve, derisa qetësia dhe mençuria e tij bëri që Kosova të njihej ndërkombëtarisht.

Më në fund, shqiptarët e Maqedonisë do t`i gëzohen të drejtës elementare qytetare e që është përdorimi i gjuhës amtare shqipe.

Nuk ka dyshim se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, përbën një nga lajmet më të rëndësishme atje.

Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë një vit më parë, kishte ngritur tensione të mëdha, të cilat kishin eskaluar në dhunë fizike e në rrahjen e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Këtë rast, e ka kujtuar me të drejtë deputeti tjetër i ASH-së, Syrija Rashidi, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij pas votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Sot patëm kënaqësine që një premtim të Aleancës për Shqiptarët, gjuhën shqipe ta bëjmë realitet. Gjuha shqipe nuk u votua sot, por më 27 Prill me gjakun e promotorit kryesor të ndryshimit, Ziadin Selës. Këtë fakt nuk mund ta ndryshoj asnjë skenar listingjesh. Ta gëzojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar kështu Rashidi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarëve u duhen më shumë Talat Xhafera
Shqiptarëve u duhen më shumë Talat Xhafera
https://4.bp.blogspot.com/-_h4jyjpkaYs/WqnDiBBXd5I/AAAAAAAAEGE/q4zBHFdqczU4xhsPux4hverxj9m_LrprACLcBGAs/s640/auto_eeess1521059544.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-_h4jyjpkaYs/WqnDiBBXd5I/AAAAAAAAEGE/q4zBHFdqczU4xhsPux4hverxj9m_LrprACLcBGAs/s72-c/auto_eeess1521059544.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptareve-u-duhen-me-shume-talat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptareve-u-duhen-me-shume-talat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy