‘Shqiptari më i urryer’/ Pavarësisht pendimit, Shkreli dënohet me 7 vite burg për mashtrim në SHBA

Seanca dëgjimore për dënimin e Martin Shkrelit nisi këtë të premte me lutje për lehtësimin e dënimit nga avokati i tij mbrojtës, por ish-shefi ekzekutiv i një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve, dënohet me 7 vite burgim.

Përpara gjykatëses amerikane Kiyo Matsumoto, Shkreli, 34 vjeç, u shfaq i penduar, në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut.

Ndërkohë raportohet se avokati i tij u kërkoi gjyqtarëve të vendosnin një ndëshkim prej 12-18 muajsh, ndërkohë që prokurorët kërkuan të paktën 15 vite burg.

“E kam ngritur zërin për ulje dënimi”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, përpara trupës gjyqësore. Ai shtoi se Shkreli vuan nga depresioni dhe çrregullime ankthi dhe se është një person “thuajse i shkatërruar”, të cilin qeveria po kërkon ta “flakë tutje”.

Prokurori amerikan Jacquelyn Kasulis tha se dënimi me 15 vite është i justifikuar pjesërisht, sepse krimet e Shkrelit nuk përbënin një “gabim të izoluar në gjykim”, por një “model sjelljeje” me disa raste mashtrimi të ndara për dy fondet piramidale të tij dhe për kompaninë e barnave “Retrophin Inc.”.

Shkreli “duket se nuk e kupton qartësisht përse ndodhet këtu, përmasat e krimeve që ka kryer dhe nuk ka respekt të çfarëdolloji për ligjin”, tha Kasulis.

Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000 për qind, deri në 750 dollarë për kapsulë.

Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”.

“Nuk ka asnjë komplot për të flakur tutje Martin Shkrelin. Isha unë që e shkatërrova Martin Shkrelin me veprimet e mia të fëlliqura dhe të turpshme”, tha vetë ai./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ‘Shqiptari më i urryer’/ Pavarësisht pendimit, Shkreli dënohet me 7 vite burg për mashtrim në SHBA
‘Shqiptari më i urryer’/ Pavarësisht pendimit, Shkreli dënohet me 7 vite burg për mashtrim në SHBA
‘Shqiptari më i urryer në SHBA’/ Pavarësisht pendimit, Shkreli dënohet me 7 vite burg për mashtrim
https://4.bp.blogspot.com/-X78rhhmyAvA/WqOcZDisPVI/AAAAAAAADf4/RhVUaxG3IE0aivS04lblSAVb5wtVGp_CACLcBGAs/s640/shkreli-640x358-696x389.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-X78rhhmyAvA/WqOcZDisPVI/AAAAAAAADf4/RhVUaxG3IE0aivS04lblSAVb5wtVGp_CACLcBGAs/s72-c/shkreli-640x358-696x389.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptari-me-i-urryer-pavaresisht.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptari-me-i-urryer-pavaresisht.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy