“Shtëpia e Shqiptarit”, gjuha shqipe mbërrin edhe në Kanada

“Shtëpia e Shqiptarit” do të jetë qendra që i dedikohet aktiviteteve kulturore dhe mësimit të gjuhës shqipe në Kanada.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko është në një vizitë pune në Kanada ku po zhvillon takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe zyrtarë të qeverisë.

Ai informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë. U fol për marrëveshjet dypalëshe lidhur me diasporën, si ato për hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore në të gjithë botën dhe për fushën e arsimit.

“Nëse nuk do të kujdesemi për identitetin tonë do të humbasim mijëra të rinj pa bërë asnjë luftë’, ishte komenti i Majkos.

Ndërkaq, në takimin me kreun e Asamblesë Legjislative të Ontarios Dave Levac, Ministri vlerësoi përfshirjen e gjuhës shqipe në programin shkollor në këtë rajon dhe kërkoi shtrirjen e këtij standardi kudo ku jetojnë shqiptarët në Kanada.

Levac shprehu gatishmërinë e tij për të mundësuar një dialog konstruktiv me autoritetet e rajoneve të tjera por edhe me ato të qeverisë federale. U fol gjithashtu për bashkëpunime mes universiteteve të të dyja vendeve për programe të shkëmbimit studentor. Te dy zyrtarët u dakortësuan se nëse i ashtuquajturi ‘brain drain’ kanalizohet siç duhet, kjo i shërben si vendit të origjinës ashtu edhe shtetit pritës.

Të enjten Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan një pritje në nder të dy Ministrave të Diasporës, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi dhe gjithashtu përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Ontario./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shtëpia e Shqiptarit”, gjuha shqipe mbërrin edhe në Kanada
“Shtëpia e Shqiptarit”, gjuha shqipe mbërrin edhe në Kanada
“Shtëpia e Shqiptarit”, gjuha shqipe mbërrin edhe në Kanada
https://1.bp.blogspot.com/-BMjy7jsC6jU/WqLJNGMcKvI/AAAAAAAAUZI/blb98cfe1u0ICIFC_hjkN7YCIbxeErBNwCLcBGAs/s640/IMG_3987-1200x630.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-BMjy7jsC6jU/WqLJNGMcKvI/AAAAAAAAUZI/blb98cfe1u0ICIFC_hjkN7YCIbxeErBNwCLcBGAs/s72-c/IMG_3987-1200x630.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-e-shqiptarit-gjuha-shqipe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-e-shqiptarit-gjuha-shqipe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy