Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit

Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, monument kulture i kategorisë I-rë, e ndodhur në hyrje të fshatit me të njëjtin emër, në qytetin e Përmetit, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës ishin në Frashër për të kryer një inspektim në këtë banesë.

Sipas tyre, sot, objekti shfaq nevojën për ndërhyrje restauruese në strukturë, sepse paraqet disa problematika në konstruksionin e çatisë si dhe janë evidentuar çarje në muraturën perimetrale.

Po ashtu është i nevojshëm restaurimi i elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, shkallët, dyert dhe dritaret, bën të ditur Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze, shkruan Atsh.

Specialistët shprehen se mobilimi duhet t’i nënshtrohet një procesi restaurimi së bashku me maketin e fshatit Frashër, që ndodhet në një nga dhomat e katit përdhe.

Kjo shtëpi muze në vitin 1974 është ndërtuar mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.

Me ringritjen e saj është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të rinj si ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma.

Disa nga dhomat e kësaj shtëpie-muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, duke mbledhur orendi të vjetra edhe nga banorët e zonës. Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka.

Shtëpia-muze gëzon në fondin e saj libra e dorëshkrime të vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7903,Camëri,108,Editorial,1687,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1768,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit
Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit
Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri së shpejti do t’i nënshtrohet restaurimit
https://2.bp.blogspot.com/-66tv2L1GC8E/WrDJNOgyVkI/AAAAAAAAVHI/I8JC2lVTsDkeDGQJQbDB6syfguXOF0WCwCLcBGAs/s640/frasheri-e1521482500832.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-66tv2L1GC8E/WrDJNOgyVkI/AAAAAAAAVHI/I8JC2lVTsDkeDGQJQbDB6syfguXOF0WCwCLcBGAs/s72-c/frasheri-e1521482500832.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-muze-e-vellezerve-frasheri-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-muze-e-vellezerve-frasheri-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy