Si e kërcënoi Enver Hoxha Titon për liqenin e Ohrit: Po mbylle portat, hap tunel dhe e thaj fare

Marrëdhëniet e Enver Hoxhës me udhëheqjen jugosllave kanë qenë nga më të çuditshmet. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë dërgoi përfaqësuesit e saj në Shqipëri dhe tashmë është i njohur fakti se ata ndihmuan në krijimin e PKSH-së dhe në vendosjen në krye të saj Enver Hoxhën.

Këto marrëdhënie vazhduan edhe pas luftës e madje u shtrinë edhe në sektorin e ekonomisë. Por qëllimi i PKJ ishte që ta kthente ekonominë shqiptare në varësinë e saj e përfundimisht edhe Shqipërinë në një nga republikat e federatës jugosllave.

Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u shoqëruan edhe me arrestime, vrasje e pushkatime. Këto marrëdhënie nuk njohën më përmirësim pasi përfundimisht Enver Hoxha u lidh me BRSS dhe vendosi kontakte të ngushta miqësore me Stalinin. Pas kësaj periudhe Jugosllavia u shpall armike e Shqipërisë.

Por vendet fqinjë kanë edhe lidhje territoriale mes tyre. Nëse ndarjet territoriale nuk administrohen si duhet, atëherë paraqesin probleme….

Aktualisht Shqipëria po vuan një nga periudhat më të vështira në sistemin hidroenergjetik. Për shkak të verës së thatë, me temperatura të larta dhe pa reshje, niveli i liqeneve të kaskadës së Drinit që sigurojnë energjinë në vend, ka rënë shumë.

Vite të tilla të thata janë konstatuar edhe gjatë diktaturës. Në verën e një prej viteve më të thata Jugosllavia vendosi të mbyllë portat e liqenit të Ohrit nga i cili furnizohet lumi Drin.

Por përgjigja e udhëheqjes komuniste shqiptare ishte e menjëhershme. “Nëse Tito mbyll portat e Ohrit për Drinin atëherë unë do të shpoj një tunel në Qafëthanë dhe do ta thaj fare Ohrin”, ka kërcënuar Enver Hoxha.

E bënte dhe pa iu drith qerpiku fare pasi Shqipëria e asj kohe ishte një vend i izoluar komunist që nuk njihej dhe nuk respektonte konventat ndërkombëtare.

Ky deklarim nuk ishte i rastësishëm. Burime nga arkivat bëjnë me dije se për këtë qëllim u thirr një grup i specialistëve më të njohur në vend të kësaj fushe të cilëve iu kërkua një studim.

Ky studim u përgatit në kohë rekord dhe iu paraqit diktatorit. Sipas këtij studimi, nëse shpohej një tunel në pjesën fundore të Qafëthanës, atëherë ai mund të thante krejtësisht ujin e Ohrit. Uji do të drejtohej për në shtratin e lumit Shkumbin.

Ky kërcënim iu bë me dije qeverisë së Beogradit dhe që nga ai moment Tito as që e çoi nëpërmend që të urdhëronte mbylljen e portave të Ohrit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7989,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si e kërcënoi Enver Hoxha Titon për liqenin e Ohrit: Po mbylle portat, hap tunel dhe e thaj fare
Si e kërcënoi Enver Hoxha Titon për liqenin e Ohrit: Po mbylle portat, hap tunel dhe e thaj fare
https://1.bp.blogspot.com/-GPfkOV9qZlw/WpfhhYT9ydI/AAAAAAAACzY/PNh6w8OZdtoUuV4w11e8h09ipNJHsSBRQCLcBGAs/s640/zbulohet-640x336.png
https://1.bp.blogspot.com/-GPfkOV9qZlw/WpfhhYT9ydI/AAAAAAAACzY/PNh6w8OZdtoUuV4w11e8h09ipNJHsSBRQCLcBGAs/s72-c/zbulohet-640x336.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-e-kercenoi-enver-hoxha-titon-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-e-kercenoi-enver-hoxha-titon-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy