Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar

Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrentë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar.

I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit.

Në letrën e bërë publike sot nga pinjolli i kësaj familje, avokati Kujtim Cakrani, ish komandanti i Ballit i shkruante xhaxhait të vetë në Mallakastër që të mriëpriste dhe të strehonte mes familjeve të zonës hebrenjtë. Kjo është një nga ngjarjet që kombi shqiptar nderohet botërisht, dhe kjo falë aty familjeve shqiptare që shkrinë pasurinë e tyre për të themeluar dhe ngritur shtetin shqiptar.

Me këtë ngjarje sapo u krenua në SHBA edhe kryeministri Rama por duke thënë gjysmën e së të vërtetës. Të paktën herës tjetër, kur të flasë për Ballin Kombëtar në Parlament, të shprehë mirënjohjen e duhur për këtë organizatë të nacionalizmit shqiptar.

Letra e plotë

“Berat,11.9.943

Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)

Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë. Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.

Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi. Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj.

Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta.

Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori. Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma. Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim.

Kadri Cakrani

Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar

(Shkrim i studiuesit shqiptar, Erald Kapri)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8413,Camëri,113,Editorial,1843,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2482,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar
Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar
Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar
https://3.bp.blogspot.com/-MJiogyMI3WE/WrFzT3SPazI/AAAAAAAAVJs/3vRUCXJArHUwpYjliCA-xaCqCm3ouOXKACLcBGAs/s640/komandanti-i-Ballit-Komb%25C3%25ABtar-640x336.jpeg
https://3.bp.blogspot.com/-MJiogyMI3WE/WrFzT3SPazI/AAAAAAAAVJs/3vRUCXJArHUwpYjliCA-xaCqCm3ouOXKACLcBGAs/s72-c/komandanti-i-Ballit-Komb%25C3%25ABtar-640x336.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-i-shpetoi-qindra-hebrenjte-e-beratit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-i-shpetoi-qindra-hebrenjte-e-beratit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy