Talentët shqiptarë zgjedhin Kosovën e Maqedoninë para Kombëtares

Dy raste në një ditë, ndoshta është thjesht një koicidencën, por refuzimi i fanellës kuqezi hap një tjetër temë të nxehtë për futbollin shqiptar. Dy talentë shqiptarë nuk kanë zgjedhur të luajnë për ekipet kombëtare të Shqipërisë, por njëri për Kosovën dhe tjetri për Maqedoninë.

Ndonëse ata janë rritur dhe formuar në ambiente të ndryshme, ajo që i bashkon është refuzimi i Shqipërisë. Dhe akoma më keq, nuk bëhet fjalë se ata do të luajnë me ekipet e para në Kosovë e Maqedoni.

Edon Zhegrova është talenti kosovar 19-vjeç, i cili luan me Genkun në Belgjikë. Ai shihet si një lojtar me shumë të ardhme dhe dy federatat, ajo shqiptare dhe ajo kosovare, u vunë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.

Para disa kohësh, Zhegrova kishte deklaruar se kishte ftesë nga Panucci për të ardhur në Kombëtaren A të Shqipërisë, por mesa duket ai e ka injoruar. 19-vjecari ka zgjedhur të përfaqësojë Koovën. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e futbollit kosovar në një foto ku shfaqet ai me presidentin Vokrri.

Talenti tjetër që ka refuzuar është Valon Ethemi, i cili u bë pjesë e Kukësit në verë. Edhe pse mesfushori erdhi nga një skuadër modeste, si Mamurrasi, ai ka bërë vend në ekipin kampion, ku në 20 ndeshje ka shënuar 2 gola.

Loja e mirë e mesfushorit ka rënë në sy edhe tek ekipet e kombëtares së Maqedonisë. Duke qenë se lojtari zotëron të dyja pasaportat, shqiptare dhe maqedonase, seleksionuesit e shtetit fqinj kanë vepruar më shpejt se ata shqiptarë, pasi i kanë bërë ftesë zyrtare klubit të Kukësit që Ethemi të grumbullohet në Shkup për disa ditë me përfaqësuesen U-21.

Bëhet fjalë thjesht për një zbor stërvitor. Ethemi ka zhvilluar dje seancën e radhës me Kukësin, pastaj ka udhëtuar drejt Shkupit. Ndonëse ai mund të zgjedhë sërish Shqipërinë, rasti duhet të jetë një sinjal për talentët e tjerë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Talentët shqiptarë zgjedhin Kosovën e Maqedoninë para Kombëtares
Talentët shqiptarë zgjedhin Kosovën e Maqedoninë para Kombëtares
https://3.bp.blogspot.com/-6uCdq4BvAVA/WqCBGgBkUVI/AAAAAAAADV8/XbG1g7irM1kr4jLWHfieRezL0gXHNz7lgCLcBGAs/s640/zhegrova-696x463.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-6uCdq4BvAVA/WqCBGgBkUVI/AAAAAAAADV8/XbG1g7irM1kr4jLWHfieRezL0gXHNz7lgCLcBGAs/s72-c/zhegrova-696x463.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/talentet-shqiptare-zgjedhin-kosoven-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/talentet-shqiptare-zgjedhin-kosoven-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy