Talenti me flamur shqiptar: Dua të vishem kuqezi, s’më intereson Maqedonia

Një histori sa interesante, aq edhe rrëqethëse ka familja e talentit të madh shqiptar, Lindon Selahi që mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Mbreti Boduen” festoi me flamurin kombëtar triumfin e skuadrës së tij Standard Liege ndaj Genk (1-0) në finalen e kupës së Belgjikës.

Selahi (19 vjeç) edhe pse nuk luajti asnjë minutë festimin e fitores e bëri në mënyrë të veçantë, duke dëshmuar origjinën.

Familja Selahi është me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë. Gjyshërit e tij para 60 viteve kanë emigruar në Turqi. Mirëpo, jeta në tokën e premtuar nuk iu kishte pëlqyer dhe pas 4-5 vitesh vendosin që të largohen.

Janë shpërngulur në Namyr të Belgjikës, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Në Namyr ka lindur edhe babai i Lindonit. Edhe pse të lindur në këtë qytet familja Selahu ka arritur të ruaj gjuhën dhe traditat shqiptare, një amanet i gjyshit të tij.

Lindon, na tregoni si ka nisur karriera juaj?

Unë me futboll kam nisur të merrem që nga mosha 7-vjecare. Fillimisht në Namyr, pastaj kalova në Akademitë e shkollave të futbollit në Standard Liege dhe Anderlecht. Pastaj pas dy vitesh u ktheva sërish në Standard ku jam edhe sot.

Kam luajtur për të gjitha ekipet zinxhirë të Standardit. Nga nëntori i vitit 2017 jam pjesë e ekipit të parë dhe tani po pres të debutoj në një ndeshje zyrtare në kampionatin belg.

Cili është pozicioni juaj në fushë?

Luaj mesfushor.

Të dielën në mbrëmje me Standardin fituat kupën belge. Ju nuk luajtët, por festuat me flamur kombëtar. Si ishte ndjenja?

Fitorja në kupë ishte objektiv i klubit, pasi tani kemi siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Europës. Unë nuk luajta, isha në pankinë dhe prisja rastin. U gëzova që fituam kupën. Isha mjaftë i emocionuar. Është trofeu im i parë me Standardin. Pas përfundimit të ndeshjes mora flamurin kombëtar dhe festova në fushë. Ishte një mbrëmje e paharrueshme.

Me që jeni të lindur në Belgjikë, keni luajtur për grupmoshat e reja të Belgjikës?

Kam qenë pjesë e grumbullimit të fundit me Belgjikën U19.

Po nga FSHF-ja keni pasur ndonjë kontaktë?

Me Shqipërinë kemi pasur kontakte më herët, ndërsa muajt e fundit jo. Tani jam i koncentruar te Standardi.

Po, cilën Kombëtare do ta kishit zgjedhur:Belgjikën, Maqedoninë apo Shqipërinë?

Unë kam vetëm shtetësi belge. Maqedonia nuk më intereson, por vetëm Shqipëria ose Belgjika. Mirëpo, tani nuk mund të them asgjë, sepse nuk kam folur me trajnerin e ekipit U21, dhe as me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.

Lojtari yt i preferuar?

Modric dhe Kroos janë futbollistët e mi të preferuar.

Për fund ndonjë dëshirë?

Dëshira ime është që në fund të sezonit me Standardin të kualifikohemi në play-off të Belgjikës dhe të jem pjesë e skuadrës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Talenti me flamur shqiptar: Dua të vishem kuqezi, s’më intereson Maqedonia
Talenti me flamur shqiptar: Dua të vishem kuqezi, s’më intereson Maqedonia
https://1.bp.blogspot.com/-xRO603LwBf0/WrG6_PFRTXI/AAAAAAAAEtg/oHlzC9mx2mgHknrUOzEhcpdW7PrkMKnHgCLcBGAs/s640/selahi-696x391.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-xRO603LwBf0/WrG6_PFRTXI/AAAAAAAAEtg/oHlzC9mx2mgHknrUOzEhcpdW7PrkMKnHgCLcBGAs/s72-c/selahi-696x391.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/talenti-me-flamur-shqiptar-dua-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/talenti-me-flamur-shqiptar-dua-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy