Të fshehtat e negociatave të “Detit” me Greqinë: Athina emëron komisionin e “Berisha-Karamanlis”; dosja, ajo e komunizmit

Ka disa ditë që opinion publik shqiptar po trazohet me historinë e spiunazhit të negociatorëve.

Sali Berisha, ish-kryeministri dhe njeriu që ideoi paktin me Athinën, atë që u rrëzua në 2009, tashmë po tenton të jetë prezent sa mundet me protagonizmin e tij emblematik, ku gëlon nga denoncimet e lloj-llojshme e për shumëkënd.

Me gojën e tij Berisha ka etiketuar si spiun një nga negociatorët, Artur Meçollarin, ndërkohë nëpërmjet medias pranë LSI-së u sulmua një nga bashkëkryetarët e komisionit negociator shqiptar.

Prej disa ditësh, pala shqiptare është nën bombardim të vazhdueshëm nga ana e njërës palë politike.

Dhe duhet pasur parasysh se ende nuk kanë nisur negociatat me Athinën. Gjithçka po bëhet pa nisur ende diskutimet teknike.

Ndërkohë në Greqi nuk ka fare asnjë polemikë mbi ekipin negociator.

Opozita e atjeshme i bën presion Tsiprasit që qeveria të arrijë të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur afër pozicionit të marrëveshjes së vitit 2009. Pra ose të jetë në një nivel me 2009-n, ose të humbë sa më pak territor.

Ministria e Jashtme greke ndryshe nga Tirana zyrtare ka një delegacion shumë të vogël: nga 12 që ka emëruar Ditmir Bushati, Nikos Kotzias ka vetëm 4, shkruan Tesheshi.com. Dhe janë të njëjtët që Dora Bakojanis ka patur në krah për të përgatitur atë që e ka quajtur “Master of Arts”; pra marrëveshjen e vitit 2009 që e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Me një fjalë, “kompania” e Bushatit do të përballen me 4 nga mjeshtrat më të njohur jo vetëm në Greqi por edhe në botë: një hartograf, profesor në SHBA; një jurist i së drejtës detare par excellence; një gjeomorfolog dhe numri një i administratës publike në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Siç mësohet, grupi i Athinës do të sulmojë fort negociatorët shqiptarë për të arritur në një rezultat si përpara 8 viteshl; ose të paktën në një pozicion sa më të afërt.

Zhurma që ka nisur nga Meta dhe Berisha nuk bëjnë gjë vetëm që i japin favor palës greke.

Ndërkaq, mësohet se negociatat për Detin nuk kanë nisur në vitin 2009 kur Sali Berisha dhe Kostas Karamanlis ranë dakord të negocionin shelfin kontinental.

Që nga vitet ‘50 të shekullit të shkuar, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ka zhvilluar negociata intensive me Athinën; madje edhe me qeverinë e kolonelëve me të cilët ka pasur një marrëdhënie gati lufte.

Në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë ka një dosje të plotë të protokollit të negociatave për Detin. Por kjo dosje nuk u mor fare parasysh nga ekipi i vitit 2009. Ndërkaq, ekipi aktual mësohet se e ka hapur këtë dosje por ende nuk dihet nëse do ta ndjekë modelin e bisedimeve të kohës së Hoxhës.

Megjithatë fakt është se ndërsa në Tiranë po zhvillohet një zhurmë e madhe për situatën, në Athinë nuk guxon askush të luajë mbi këtë çështje. Politikë për të përfituar sa më shumë bëjnë të gjitha partitë, por asnjë nuk luan me ekspertët; i konsiderojnë si mjaft të çmuar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të fshehtat e negociatave të “Detit” me Greqinë: Athina emëron komisionin e “Berisha-Karamanlis”; dosja, ajo e komunizmit
Të fshehtat e negociatave të “Detit” me Greqinë: Athina emëron komisionin e “Berisha-Karamanlis”; dosja, ajo e komunizmit
https://4.bp.blogspot.com/-P-Ejz_hHlC8/WpfZE3U9orI/AAAAAAAACwM/dkaP-CrXvtszj-v9_BqWvmQ---Z-5jrjQCLcBGAs/s640/negociata-540x360.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-P-Ejz_hHlC8/WpfZE3U9orI/AAAAAAAACwM/dkaP-CrXvtszj-v9_BqWvmQ---Z-5jrjQCLcBGAs/s72-c/negociata-540x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-fshehtat-e-negociatave-te-detit-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-fshehtat-e-negociatave-te-detit-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy