Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë dhe në dimër

Edhe pse në dimër, fluksi i të huajve që hyjnë në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas statistikave të INSTAT, në dy muajt e parë të vitit kanë hyrë 423 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vend të parë qëndrojnë shtetasit nga Kosova, të cilët pas “braktisjes” së vitit të kaluar, i janë rikthyer sërish shtetit amë. Sipas INSTAT, në dy muajt e parë të vitit kanë hyrë 140 mijë shtetas nga ky vend, me një rritje prej rreth 17%.

Në vend të dytë janë maqedonasit, me rritje 14% për dy mujorin, por që i dedikohet kryesisht janarit, pasi në shkurt numri i tyre ka qenë në rënie.

Në Shqipëri kanë hyrë rreth 61 mijë shtetas greke në janar-shkurt, me një rritje prej gati 19% me bazë vjetore.

Nuk shkoojnë vetëm shqiptarët në mal të Zi për fundjavë. Edhe malazezët kanë filluar të preferojnë Shqipërinë., duke u renditur të katërtit, me rritje prej 17%, me gati 50 mijë shtetas të hyrë.

Italianët vijojnë ta kenë të preferuar Shqipërinë, teksa numri i hyrjeve u rrit me 13% në 13 mijë shtetas.

Për shtetasit e tjerë hyrjet kanë qenë më të ulëta sesa 10 mijë. Anglezët, amerikanët, zviceranët, gjermanët polakët kanë ardhur në rritje.

Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje të ukrainase dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo. Ndërsa italianët preferojnë jugun e Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8413,Camëri,113,Editorial,1843,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2482,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë dhe në dimër
Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë dhe në dimër
https://1.bp.blogspot.com/-69hgpQ9kk0w/WrWsxIth44I/AAAAAAAAE8w/v7d2PdfUeNEK8B461sU6_4AW1gaZsbk3wCLcBGAs/s640/dimer.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-69hgpQ9kk0w/WrWsxIth44I/AAAAAAAAE8w/v7d2PdfUeNEK8B461sU6_4AW1gaZsbk3wCLcBGAs/s72-c/dimer.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-huajt-pushtojne-shqiperine-dhe-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-huajt-pushtojne-shqiperine-dhe-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy