Të lashtë dhe të rinj, shqiptarët në territorin e sotëm të Greqisë

Nga Alba Haruni - Prania e shqiptarëve në territorin e sotëm të Greqisë është shumë e lashtë, por njëkohësisht dhe shumë e re.Nga pikëpamja kohore këta shqiptarë i ndajmë në tri kategori:

1. Shqiptarët e trojeve etinike

2. Arvanitët e diasporës mesjetare

3. Shqiptarët e emigracionit të sotëm

Shqiptarët e trojeve etnike, të cilët janë pasardhësit e fiseve ilire që banonin treven e Epirit që në periudhën antike,shtriheshin në hapësisën që nga malet Keraune (sot malet e Vetëtimës), deri në Gjirin e Ambarkisë (sot Gjiri i Artës).

Duke jetuar në fqinjësi të gjatë me grekët, ndër epirotët ilirë filloi të përhapej, ku më shumë e ku më pak greqishtja, në fillim si gjuhë e shkrimit, më vonë dhe në të folur. Megjithatë, procesi i helenizimit nuk depërtoi në të gjitha fiset epirote (Thesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët).

Në një dokument të shekullit XV të botuar nga historiani grek Spiridon Lambros, thuhet: “…gjithë Epiri sot,banohet nga shqiptarët, popull ilir”. Po ashtu në një dokument tjetër Despotati i Epirit i formuar në gjysmën e dytë të shekullit XIV, quhet “Despotati i shqiptarëve”.

Kush ka kaluar nëpër duar defterët mufasal (dokumente të hollësishëm) të administratës osmane të popullsisë së Epirit në fund të shekullit XVI ka vënë re se shumica e kryefamiljarëve mbajnë emra të krishterë të fushës anomastike shqiptare (Gjin, Gjon, Gjokë, Gjetë, Lekë e të tjerë.) Kisha greke ushtroi presion të vazhdueshëm helenizimi ndaj shqiptarëve ortodoksë. Këtij presioni i shpëtuan me lehtësi të gjithë ata që përqafuan fenë islame, por një pjesë e shqiptarëve ortodoksë pjesërisht u greqizuan.

Në fund të shekullit XIX shqiptarët myslimanë e të krishterë përbënin ende shumicën e popullsisë të Epirit. Struktura etnike e Epirit pësoi ndryshime dramatike vetëm pas viti 1913, kur Fuqitë e Mëdha ia dhanë këto vise Greqisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Politikat që ndoqën qeveritë e Athinës qenë në dy drejtime:

a) dëbimin e myslimanëve shqiptarë drejt Turqisë deri në miratimin e Traktatit të Lozanës më 1923 dhe më vonë drejt Shqipërisë.

b) helenizimi nën presion nëpërmjet shkollës, kishës dhe administratës. Kulmin kjo fushatë spastrimi e arriti më 1945, kur reparte nacionaliste greke, të ashtuquajturat bandat e andartëve grekë, detyruan nëpërmjet masakrave, tmerreve, përdhunimeve, shpërnguljen e popullsisë myslimane të Çamërisë brenda 48 orëve. Me këto operacione qeveritarët grekë, menduan se e mbyllën kapitullin e minoritetit etnik shqiptar në Greqi.

Arvanitët e diasporës mesjetare janë shqiptarët e diasporës mesjetare, të cilët e quajnë veten arbërorë, kurse nga grekët quhen avanitë. Koha, kur ata janë vendosur në Greqi, larg atdheut të tyre vazhdon të trajtohet nga historiografia, megjithatë mendimi i përgjithshëm është që mërgimet masive kanë ndodhur gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Stefan Dushani ne çerekun e dytë të shekullit XIV. Në shekullin X, ata popullonin një shumicë krahinash të Greqisë kontinentale dhe ishullore. Sipas pohimit të historianit grek G. Nakratzas, në vitin 1800 vetë, Athina ishte “një qytet i vogël arvanit”. Në prag të vitit 1821, as që mendohej një kryengritje çlirimtare greke, pa pjesëmarrjen e arvanitëve të krishterë e myslimanë, të cilët dhanë një kontribut dhe heronj të shumtë në fitoren e Revolucionit Çlirimtar Grek.

Shqiptarët e emigracionit të sotëm, janë të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët pas shëmbjes së Murit të Berlinit dhe përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri u detyruan të marrin rrugën e mërgimit për një mundësi jetese më të mirë. Një pjesë e mire e tyre u drejtuan përtej kufirit grek, ku dhe sot banojnë e jetojnë. Në këto 25 vjet emigracion ata ende nuk kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë në Greqi dhe ende nuk kanë asnjë të drejtë si pjesë e të drejtave themelore të njeriut për t’u shkolluar në gjuhën shqipe.

Megjithëse Athina zyrtare ortodokse greke e ka të vështirë për t’i pranuar faktet që historia i ruan me fanatizëm, kjo është e vërteta. Një pjesë e opinionit intelektual në Greqi, historianë, studiues dhe parlamentarë e kanë kuptuar që Greqia nuk mund të rimëkembet pa pranuar të vërtetën historike mbi shqiptarët, pa njohur të drejtat e tyre si minoritet etnik në Greqi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7989,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1294,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të lashtë dhe të rinj, shqiptarët në territorin e sotëm të Greqisë
Të lashtë dhe të rinj, shqiptarët në territorin e sotëm të Greqisë
https://3.bp.blogspot.com/-yHBkBwaHitg/Wqg--MSFwjI/AAAAAAAAUxM/1dAADQXeNMUWZNibXF5idAKQ_RM9xDpmQCLcBGAs/s640/16195335_1699356050081064_3584270754346004975_n-720x480%2B%25281%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-yHBkBwaHitg/Wqg--MSFwjI/AAAAAAAAUxM/1dAADQXeNMUWZNibXF5idAKQ_RM9xDpmQCLcBGAs/s72-c/16195335_1699356050081064_3584270754346004975_n-720x480%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-lashte-dhe-te-rinj-shqiptaret-ne_13.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/te-lashte-dhe-te-rinj-shqiptaret-ne_13.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy