Telegrami i rrallë i vitit ’91: Fëmijët e Përmetit në grevë nëse nuk rivendoset busti i Enver Hoxhës

Historiani dhe ish-kreu i Arkivës Kastriot Dervishi ka publikuar një telegram të rrallë të dërguar nga Përmeti në vitin 1991 për Kuvendin Popullor që të merren masa për protestat e zhvilluara në disa qytete të vendit.

Kastriot Dervishi1

Po ashtu në telegram shkruhet se populli i Përmetit është shumë i indinjuar dhe ju bën thirrje qytetarëve të bashkohen për të vënë në vend dinjitetin e diktatorit.

Më tej shkruhet se fëmijët e një shkolle 8 vjeçare janë të gatshëm të futen në grevë urie nëse nuk rivendoset edhe njëherë busti i Enver Hoxhës në vendin e mëparshëm.

Postimi i plotë në “facebook”:

1991/Telegramet enveriste

Telegrami i mëposhtëm i enveristëve, është nisur nga Përmeti. Si rrallë herë, për të përligjur qëllimet e drejtuesve të këtyre tubimeve, si argument janë përdorur edhe fëmijët. E sigurisht, ata nuk e kuptonin se figura e diktatorit dhe demokracia janë gjëra të ndryshme që nuk shkojnë me njëra-tjetrën.

 

***

 

Presidiumit të Kuvendit Popullor

Telegram

Drejtuar gjithë popullit të rretheve të republikës

Në mitingun që vazhdoi prej 4 orësh, populli i Rrethit të Përmetit kërkon me insistim:

Populli i Rrethit të Përmetit i indinjuar nga aktet vandaliste që ndodhën në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Korçës po manifeston në një miting proteste ndjenjat e tij për emrin dhe veprën e Enver Hoxhës. Nga ky miting madhështor dhe spontan e rrëqethës, i filluar nga kooperativistët e Kosinës ku me pleq, të rinj dhe fëmijë brohorasin për Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën, që e lindi atë, ju bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve të ndershëm të ngrihen në këmbë dhe të venë në vend nderin dhe dinjitetin e Enver Hoxhës, mbasi nderi dhe dinjiteti i tij është nderi dhe dinjiteti i kombit shqiptar.

Ju njoftojmë se vocërrakët e shkollës 8-vjeçare që mban emrin e heroit të popullit “Meleq Gostinishti” do të fillojë grevën e urisë në qoftë se nuk vendoset në vend monumenti i Enver Hoxhës në mes të kryeqytetit. Këtë propozim e mbështeti i madh e i vogël me duartrokitjet e tij të fuqishme.

Ne përmetarët jemi gati të mbrojmë me gjokset dhe gjakun tonë gjithçka që kemi ndërtuar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.

Populli i Përmetit

21.2.1991/ZgjohuShqiptar.info

28378713_1593034934077669_7853429935386196825_n
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7984,Camëri,108,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Telegrami i rrallë i vitit ’91: Fëmijët e Përmetit në grevë nëse nuk rivendoset busti i Enver Hoxhës
Telegrami i rrallë i vitit ’91: Fëmijët e Përmetit në grevë nëse nuk rivendoset busti i Enver Hoxhës
Telegrami i rrallë i vitit ’91: Fëmijët e Përmetit në grevë nëse nuk rivendoset busti i Enver Hoxhës
https://3.bp.blogspot.com/-UuD4-5493BM/Wpm2cbDLS3I/AAAAAAAATyw/41iNiKOjX6E7i3XSOPB0kgFPL6HBjezWgCLcBGAs/s640/TELEGG.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-UuD4-5493BM/Wpm2cbDLS3I/AAAAAAAATyw/41iNiKOjX6E7i3XSOPB0kgFPL6HBjezWgCLcBGAs/s72-c/TELEGG.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/telegrami-i-rralle-i-vitit-91-femijet-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/telegrami-i-rralle-i-vitit-91-femijet-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy