The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Trukime ndeshjesh si askush më parë

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë çështjes së Skënderbeut dhe dënimit 10-vjeçar që kërkohet nga UEFA për skuadrën shqiptare.

Artikulli në fjalë përshkruan gjithë raportin që u bë publik në Shqipëri gjatë muajit të kaluar si dhe kërkesën e inspektorëve të UEFA-s për të ndëshkuar korçarët.

PJESË NGA ARTIKULLI

“Në Korçë e duan skuadrën e tyre të futbollit dhe kjo është arsyeja pse, më 21 shkurt, mijëra nga banorët e qytetit shqiptar u mblodhën duke kënduar për Skënderbeun.

Tubimi zgjatej në të gjithë shëtitoren qëndrore, me një letër që binte në sy e hapur mbi shallet dhe parullat e tjera. Mesazhi i saj ishte i qartë: “Mos na e vrisni ëndrrën tonë”.

Çdo gjë që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskreditimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohëve mbi manipulimin e ndeshjeve.


Një raport i UEFA-s i bërë publik rekomandon që 6-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët konkurruan në fazën në grupe të Ligës së Europës në këtë sezon, të përjashtohen nga aktivitetet e saj për një masë të paprecedent prej 10 vitesh.

Nëse Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në organizatën që qeveris futbollin e pranon, thuajse një dekade progres do t’i vijë fundi.

UEFA nuk e ka bërë publik raportin, të shkruar nga dy nga inspektorët e saj të etikës dhe dispiplinës, por ai ka qarkulluar lirshmërisht në Shqipëri dhe është lexuar nga “The Guardian”.

Ai nxori popullatën e Korçës në rrugë dhe përmbajtjet e tij janë shumë ndëshkuese.

Ai arrin në përfundimin se Skënderbeu “ka manipuluar ndeshje futbolli si askush më parë në historinë e këtij sporti”, duke aluduar se klubi ka punuar praktikisht si një mjet për krimin e organizuar dhe hedh dritë mbi detajet që përfshijnë hetimet për trukime të UEFA-s. UEFA as nuk e konfirmoi dhe as nuk e refuzoi vërtetësinë e dokumentit”, – shkruhet në artikullin në fjalë.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Trukime ndeshjesh si askush më parë
The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Trukime ndeshjesh si askush më parë
The Guardian publikon raportin special për Skëndërbeun: Trukime ndeshjesh si askush më parë
https://4.bp.blogspot.com/-jiRiE-uHbdc/WrExGYOqjWI/AAAAAAAAVH4/tfkOpv4x8lkPsAtk8o4XSspmtWSUIVWbACLcBGAs/s640/skenderbeu-3-696x473.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-jiRiE-uHbdc/WrExGYOqjWI/AAAAAAAAVH4/tfkOpv4x8lkPsAtk8o4XSspmtWSUIVWbACLcBGAs/s72-c/skenderbeu-3-696x473.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/the-guardian-publikon-raportin-special_20.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/the-guardian-publikon-raportin-special_20.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy